Veshjet autoktone të opojanes dhe opojanit, thesar i njëmendët etnografik

Kultura

Veshjet autoktone të opojanes dhe opojanit, thesar i njëmendët etnografik

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Kostumet popullore e një treve apo krahine janë elementet kryesore të kulturës materiale dhe shpirtërore. Kostumet dhe veshja kombëtare shqiptare si i meshkujve po ashtu edhe ajo femëror janë padyshim më të bukurat dhe me elegantet në Ballkan. Me kostumet shqiptare janë frymëzuar edhe disa autorë të huaj për të krijuar veprat e tyre artistike, si R. Bonington, E. Delakrua, etj. Po ashtu edhe artistit anglez, Tomas Filips ka realizuar tablonë e Bajronit, me veshje kombëtare shqiptare, i cili vlerësohet si portreti më i bukur i këtij poeti. Lord Bajroni në një letër që i kishte shkruar nënës së vet, kishte konstatuar se: “Veshja shqiptare është më madhështorja në botë”. Ky konstatim i Bajronit zë vend edhe në Opojë, vita kombëtare shqiptare opojane e sidomos ajo e femrave është fantastike.

Kostumet e vjetra që janë ruajtur me xhelozi nga femra opojare kanë zgjuar gjithmonë interesim të jashtëzakonshëm tek të gjithë vizitorët nga viset tjera. Veshjet autoktone kombëtare të opojanëve, në veçanti ato të femrave gjithmonë janë veçuar me një kolorit të posaçëm, me zbukurime të panumërta, të punuara nga vet femrat opojare.

Ndonëse këto veshje, me nuancat e tyre janë dalluar nga fshati në fshat, vëzhguar në përgjithësi, veshja e opojanes është dalluar me karakteristikat dhe origjinalitetin e saj nga veshjet e femrave të rajoneve tjera shqiptare.

Veshja e burrave ishte, si më poshtë:

Një kapuç i bardhë (plis), shpesh i mbështjellë me shami, këmishë pëlhure me qafëz të qëndisur e me mangë të gjera, xhamadan leshi me sumbulla dhe shokë (brez) për mesi. Një palë tirqi leshi me dy ose katër fije gajtani të zi. Çorapë leshi të punuar bukur me dorë, si edhe opinga prej lëkurës së lopës. Herët janë përdorur edhe rregëzina, pështjellur rreth pulpës së këmbës. Pjesa e veshjes ka qenë edhe ferexhja prej leshi, e cila e shoqëronte atë gjatë kohës së dimrit kudo që ishte.

Me kalimin e kohës, përdorimi i këtyre rrobave filloi të zëvendësohet me kapele, xhaketë e pantallona si më të lehta e më pak të kushtueshme.

Sipas traditës, veshja e femrave ishte një shami në kokë. Për nuset e vajzat shamitë ishin me.... , për plakat... Një këmishë me mangë të gjera dhe të qëndisura, një jelek (mitan) i zbukuruar. Çitjanet për vajzat ishin të bardha kurse për të moshuarat, të kuqe, nuset......

Shamia e verdhë me theke, këmisha e punuar me dorë e me kreativitet, në veg ( vegël primitive për përpunimin e pëlhurës) e qëndisur me zyref, xhamadani i zi, po ashtu i punuar me dorë nga duart e vyera të femrave opojane.

Bofqja e bardhë me vija me ornamente autoktone, është përparësja që e mbajnë vajzat e pamartuara dhe qitjani i bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat