Beteja e Piranës!

Kultura

Beteja e Piranës!

Nga: Haki Latifi Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim- luftëtarët e UÇK-së

Aty ku n'oda burrash është pjekur burrëria

Tingllonte e digjej teli i lahutës,

Me t’lartin za sharkia e çiftelia

Me këngët e burrave që kishin trimëri

Aty u lidhë besa për vdekje a Liri!

Kur Piranën, bashkë me Përdrini

E mbuloi flaka e pushtoi tymi

Nga goditjet toka lëkundej

Ushtria Serbe keq po shkundej;

-„Kuku lele majko se ç’na na gjeti“,

Sulmojnë shqipet si termeti,

Si pa krye ranë 9 paralimitar si gjela deti.

Kudo dëgjoheshin krisma, batare,

Krisma e pushkëve u printe zjarreve

Për t’u marrë hak barbarëve

Pëllëmb për pëllmb në Përdrini

Derdhet gjaku për liri.

Asnjëherë nuk ndërruan mendim,

Për t’luftuar për çlirim!

Për çlirim të tokave shqiptare,

U betuan t’mos ndalen fare!

Kur Kosovën e mbuloj flaka

Digjen katunde nga flaka e tymi

S‘mbeti vend pa u përgjakë

Njerëzit vriteshin sikur krimbi!

Kot po e presin n‘mal lisat eren

Marsi-Prilli s'po i çel lulet

Serbi peng po e mban pranveren.

Trimat e Piranës nuk përkulen

Qojnë mesazh trimat prej malit

Asnjë pëllëmbë si lëmë barbarit

Shtëpi për shtëpi, tym për tym

Kanë lindë nënat nga një trim

Se lëmë vendin nën pushtim

Ashtu si e kërkojnë trimat

Ndërron shtatin dhe kërkon Toka

Është UÇK në log betejash

Të shpëtojë me mijëra koka.

S’ju tremb syri e s’ju drodh zemra

Se një herë i kish bërë nana

U rriten e përjetësohen me pavdekësi

Për Dritë me Diell – për Liri

Se vendit i duhen prapë lisat në kodër

Që kurrë nuk lënë t’shuhet zjarri n’votër.

Me mish e shpirt bënin përpjekje,

Për t’luftuar deri në vdekje!

Se pushtuesit barbar-karpatian,

Tmerr e dhembje lanë në çdo anë,

Si në qytet ashtu edhe n’Piranë,

S’kursyen fëmijë, pleqt, as gratë!

Por, mbas një shekulli e disa vjet,

Thembra e këmbës gjet gjurmën e vet,

Barbarët, morrën rrugë për n‘ Shumadi,

Për shkie, s’kishte djep në Dardani!

Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,

Aty do vie liria, kështu thoshte Plaku.

JU nderuat kombin dhe Piranën,

Bashkë me kombin dhe Therandën,

Qiellin e Kosovës, kombin shqiptar!

Nderuat ngjyrat e forta të flamurit kuqezi!

Zjarrin himnizues që dhuroi një Perëndi

Zemrat e trimave i çoi peshë Liria!

Bashkuan pushkët, luftuan roberinë

Tokës së Kosovës t‘ia sjellin Lirinë

Djemt e bijat e Shqipes si Shqiponja

Gjithmonë u gezofshin zemrat tona!

04 qershor 1999

Haki Latifi

Shënim shtesë:

Me 18 prill 1999, është zhvilluar beteja e Piranës, në hyrje të fshatit-pranë vorrezave, në mes të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike serbe.

Nga luftimet në këtë betejë, në mes të një kolone me mjete të blinduara kundër-ajrore të forcave serbe u asgjësuar një automjet i blinduar kundërajror dhe 9 paramilitar serb.

Në fushëbetejë, në të cilën nga njesitë çlirimtare i mposhtën forcat agresore ushtarake dhe policore serbe në Piranë dhe njekohësisht u thye miti se ushtria dhe policia serbe është e pamposhtur.

Betejës frontale i kishte prirë Njësia Speciale e UÇK-së e që vepronte në kuadër të Brigadës 125, dhe e cila komandohej nga ushtaraku i karierës, Kolonel Nehat Basha në Zonën Operative të Pashtrikut.

Jeta dhe qëllimi i luftëtarëve ishte një hiq para qëllimeve që kishte lufta çlirimtare. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdisej për lirinë e atdheut.Haki Latifi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat