Kohë letrash

Kultura

Kohë letrash

Nga: Anita Hoxha Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:51

Ah kohë e artë, kur ne shkruanim letra...

Ajo e bukura e dëlirtë kohë e dashurisë .....

Herë premtime e herë, ishin gënjeshtra ...

Atje poshtë, pemës me lule të qershisë

*******

Fjalë zemre dritës hënës së praruar

E puthje pa fund dërgonim në çdo letër...

Ne dy adoleshent çmendurisht dashuruar

Sikur t'jetonim diku, në një planet tjetër....

********

Ah kohë e artë kur ne shkruanim letra

Qê dritareve ato shpesh i kishim lënë

Dhe flinin në to të bukurat tonat ëndrra

Mbuluar yjesh dhe nga e bukura hënë

******

Por vitet shkonin , koha lumë nxitoi

E unë mallë ndjeva, për kohën e shkuar ...

Për pemën e qershisë, që era lulet i rrëzoi

E për letrat plot kujtime ,nga ne shkruar...

******

Koha ndryshoi dhe jeta shumë ndryshoi

Të largëta netët, kur duheshim unë e ti ....

Koha kur zemra për zemrën bukur shkroi

Ku mbetën puthjet, dhënë nën qershi?

Anita Hoxha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat