Qetësoje shpirtin

Kultura

Qetësoje shpirtin

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:33
Xhevrije Kurteshi Nimani

Qetësoje pak shpirtin të lutem,

Mos e fajëso gjithmonë vetëm veten tënde,

Për çdo gjë që nuk mundesh e nuk shkon,

Ashtu siç duhet e siç ti donë.

 

Mjafton që ti ke bërë e po bënë

Gjithmonë me të mirën e mundshme,

Për veten e për jetën

 

Jeta është sfidë e që kërkon shumë

Prandaj bëhu i vetëdijshëm për këtë,

Dhe largoje gjithë peshën e fajësisë

Që ia ke vu vetes pa të drejtë.

 

Ndalu dhe merr frymë thell

E thuaj vetes se ti mundesh,

Mjafton të mos ndalesh drejtë qellimit tënd,

Dhe botën do ta pushtosh herët e vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat