Tri ditë përmban historia...

Kultura

Tri ditë përmban historia...

Nga: Sami Arifi Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:43
Sami Arifi

Historia ka tri ditë që përmban,

t’djeshmën, t’sotmën dhe të nesërmën;

për atë ç’ke bërë të qeshë apo të qanë!

Nga veprat që ke n’këtë jetë,

n’mallkim, n’bekimi aty ke për t’mbetë!

N’rast gëzimi jo s’shprehet ngushllimi,

as n’rast ngushllimi jo nuk shprehet urimi!

Dëshmi janë sytë ç’ke parë,

dhe vesht ç’ke dëgjuar!

Me të vërtetën rinisë ndriçim ke për t’i ofruar...

Rrugën e lehtësisë për jetë;

n’këto dhembje tona,

T’thuhet e vërteta;

që t’shpërthej jehona...

Dhembjt kalohen me gëzim e krenari,

për deklaratën kushtetuese për t’sjellë pavarësi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat