Herët ka filluar...

Kultura

Herët ka filluar...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:37
Xhelal Hoxha

Deri tani kemi qëndruar stoik me veprat tona
Neve na donin e lakmonin shumë vende e shtete... 

Edhe pse dikur kishim dimra shumë të vështirë?
Për fatin tonë të keq që e kishim, Ata tani na shkuan,ikën
Duke shpresuar se një ditë, do të bëhet mirë e më mirë!...

Fati ynë  deshi kështu të jemi, tani si duket vet natyra
Për Ne që na erdhi e shumë pritura, pranvera...
Me njerëz të sojeve e llojeve me mëdyshje;
duke u maskuar me epa maska; me shumë fytyra ndryshe...
Mirë por, në këto kohëra të turbullta e të nxehta
Meqenëse, si shpesh po na vije era, jo brenda, por te dera... 
Me moçalishte e kënetishte të kontaminuar tërësisht.  

Përsëri tani kemi nisur, dhe po kundërmojmë gati krejtësisht!

Po thonë :Është e dhimbshme kjo që po na ndodhë!
Mos ndoshta jemi të shurdhër?, ose kemi qëlluar të verbuar?!
Apo disi po na u duket, si në ëndërr vetmuar?
Mirë por, kjo është një realitet i hidhur-zhgjëndërr
Ngase dikur do të na bëhet vonë, në vend e për vendin tonë?!

Më herët, por edhe tani thonë:Shpresa vdes e fundit!  

Ndonëse me të madhe, po shkojnë-ikin nga vendi jonë...
Ka filluar këtu, të na zihet fyti e të na mirët goja
Ka nisur nga këtu, të na zbrazët populli e shteti ynë
Në të ardhmen e afërt, sigurisht se do të na bëhet vonë!

Po na mbesin njerëz të moshave të shtyra të pa shpresë
Sikurse Titaniku i dikurshëm mbetur mistershëm për jetë...
Dikur aty përfundoi e keq mbeti.., dhe në deti me njerëz treti...
Gati njëjtë edhe këta, pa kujdesin më të vogël, pa fëmijë afër
djema e vajza, që si kanë pran tyre dhe pa roje tjera
dhe në fund fare krejtësisht, do të na mbyllet dera!

Shpresa jonë disi po venitet, po na vdesë, dita-ditës ...
Shtrohen pyetje me dilema të mëdha, ngase kush do të na mbes?
Me lindjet(natalitetin), që është në rënie vazhdimisht...
E vdekjet(mortalitetin) e shpeshtë, që po na ndodhë shumëfish
Bashkë me te edhe vet Ne , dhe e ardhmja jonë tërësisht!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat