Qentë e qytetëruar

Kultura

Qentë e qytetëruar

Nga: Musa Ahmetaj Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:23
Musa Ahmetaj

Qenë dhe qenusha

Morën një vendim

Të përqëndrohen

Në qytet për banim

 

Ka mundësi shumë

Eshtra për të grryer

Barkun do e kemi

Madje edhe të fryer

 

Njëri siç u deklarua

Nuk ka asgjë nga fshati

Pse të mos vendosëm

Diku pranë një pallati

 

Kontejnerët përplot

Me bukë e ëmbëlsira

Në qytet do të kemi

Edhe të tjera, të mira

 

Nuk jetohet si dukur

As në lagje e në katund

Pula të ngordhura dot

Nuk gjenë më askund

 

Nuk përdorët më uji

Nga lumi dhe bunari

Me copa të vogla buke

Dhe pa vizita veterinari

 

Do e kemi ardhmërinë

Pse jo edhe të privilegjuar

Tani e tutje do të njihemi

Si llaskuca të qytetëruar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat