Ragip Kçiku, mësimdhënës, përpilues tekstesh shkollore dhe autor librash në gjuhësi dhe letërsi

Kultura

Ragip Kçiku, mësimdhënës, përpilues tekstesh shkollore dhe autor librash në gjuhësi dhe letërsi

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:17
Gani I. Mehmeti

Nuk mundëm ta gjejmë njëri-tjetrin në Kosovë, as në trojet e tjera gjithshqiptare, por u takuam, e gjetëm njëri-tjetrin në shtetet skandinave, atje larg, buzë Detit Baltik, në Finlandën e ftohtë, në Finlanden përplot me gurë, drunj e ujë…

Po, ishte 9 tetori i vitit 2014. U takuam aty ku e kishim vendin si punëtorë arsimi – në shkollë. Ai si punëtor arsimi e unë si vizitor i tij, kurrë pa u parë e pa ndier për njëri-tjetrin.

Vizituam edhe shkolla e vende të tjera nëpër Finlandë me mikun e profesorin e Gjuhës shqipe këtu, në Finlandë. Sa mirë na priti edhe drejtoresha e njërës nga shkollat ku po punonte Ragipi. Kishte vetëm fjalë të mira për të, sa shumë po kënaqesha!

Lapsi dhuratë nga drejtoresha e shkollës në Pavollë, Finlandë, zonja Anio Poulimatka me rastin e vizitës sonë atje, një mikpritje e ngjashme me traditat tona shqiptare, për çka edhe sot e falënderojmë.

Ragipi më çoj nëpër të gjitha klasat e kësaj shkolle, edhe në kuzhinë ku po ushqeheshin nxënesit… Në shtetet perëndimore nuk ka shitore e gjëra ushqimore pranë shkollave. Atje as nxënësit nuk lejohen të dalin jashtë oborrit të shkollës, sa do i gjatë të jetë pushimi! Jo, këtu nxënësit vijnë për të mësuar, nuk ka ushqim deri në mesditë për asnjërin. Nxënësit duhet ta kenë mendjen tek mësimi, jo tek ushqimi dhe ëmbëlsirat.

Natyrisht, përshtypjet mê të mira më bënë librat, vizatimet, shkrimet e ndryshme me karakter Kombëtar Shqiptar, diçka e domosdoshme për t’u njohur nxënësit jashtë vendit, që të njihen me vendin e tyre ose të prindërve të tyre, prej nga kishin migruar para luftës nga regjimi serb, ndërsa pas luftës nga regjimi antikombëtar i hajnisë dhe plaçkitjes së vendit nga ata që ishin të thirrur për mbarëvajtjen, zhvillimin e përparimin e vendit.

Ishte një miqësi e shoqëri e rastit, që u bë e përhershme mes nesh.

Nga ajo shoqëri, na është dhënë rasti të shihemi e të përqafohemi ngrohtësisht edhe disa herë të tjera, por malli për t’u takuar, për të ndenjur, për të biseduar për profesionin tonë dhe për hallet e problemet kombëtare, gjithherë mbetën tê pranishme mes nesh, pa e ditur se a do të na heqet kjo temë nga rendi i ditës, se kjo zgjatë gjithherë, për deri sa të mos rregullohet çështja gjithshqiptare një herë e mirë.

Prof. Ragip Kçiku u tregua një punëtor i shquar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe edhe në Finlandë. Qe shumë aktiv edhe në përpilimin e librave për nxënës, ku ai dha mësim, madje edhe në mësimin dygjuhësh shqip-finlandisht, me çka shihet se ai shumë shpejt përvetësoi edhe gjuhët finlandeze, suedeze e angleze e u bë shembull për të mirë.

Më 1995, në bashkëpunim me Ministrinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Social të Finlandës, e ka udhëhequr projektin e tyre « Mikä-Mikä-Ma », ky titull ka kuptim një bukurie në kuptimin habitor. ‘Ç'vend i bukur", do të thoshim ne.

Janë tregimet e para të gjuhës shqipe të përkthyera në finlandisht dhe suedisht. Është një projekt për fëmijët parashkollorë të të huajve, emigrantë në Finlandë.

.

Pakon tonë e quajtëm "Çerdhja e Shqiponjave" - thotë prof. Ragip Kçiku. Projekti mbanë gjashtë përralla apo tregime popullore dhe artistike. Disa lojëra dhe poezi shqipe, si dhe gjashtë këngë për fëmijë të interpretuara nga fëmijë shqiptarë. Këngët janë të përcjella me fizharmonikë nga arsimtari i muzikës Bajram Morina. Tekstet e tregimeve i lexon vetë (Ragip Kçiku), meqenëse nuk kishin një lexues më të mirë.

E veçanta është se tekstet shkollore të Ragipit janë përkrahur e sponsorizuar nga Ministria në fjalë e Finlandës; me çka kuptohet se ato janë pranuar e vlerësuar lart.

Ragipi, me mësimdhënës tjerë këtu, janë marrë edhe me aktivitete të tjera kulturore, artistike e letrare me nxënësitr shaiptarë me rastin e festave të ndryshme kombëtare shaiptare, me qëllim të njohjes, afrimit e mbjelljes të atdhedashurisë të trojeve shqiptare, prej nga ata vijnë në Finlandë.

Në projektin e parë, ndihmës e kishte Ahmet Musën, mësues i ghuhës shqipe, po në Finlandë. Kjo shkon te projekti i parë.

Projekti i dytë është i organizuar nga Ministria e Arsimit e Finlandës më 1996. Janë dy fjalë dedikuar të gjitha moshave të mësimnxënies në Finlandë për fëmijët shqiptarë. Edhe këtu ka qenë udhëheqës i projektit. Janë dy fjalë shqip-finlandisht-shqip e ai matematikor dhe finlandisht-shqip fjalor themelor për: biologji, histori dhe gjeografi.

Projekti i tretë është, po me Ministrinë e Arsimit të Finlandës, përkatësisht, Këshilli Kombëtar i Arsimit, udhëheqës i programit elektronik për shqiptarët e Finlandës. Shqipja për Finlandë me titull DARDANI.

Këtë projekt e ka udhëhequr duke pasur ndihmës Harun Osmanin, mësues i gjuhës shqipe në Finlandë.

Projekti është mjaft i madh, që ka zgjatur rreth tri vite, të cilin e kanë promovuar në Seminarin e Mësuesve të Diasporës në Shkodër më 2015, Ragip Kçiku, Harun Osmani dhe Mimoza Bejkollari Dako, lexuese e teksteve.

Teksti shkollor Matematika finlandisht-shqip-finlandisht.

Përveç teksteve mësimore, ai u shqua edhe në libra të tjerë në lëmin e gjuhës e të letërsisë shqipe, që janë:

Abetare Pune, metodikë për fëmijët e diasporës. Metodikën "Gjuha shqipe për të huajt" në versionin shqip-anglisht.

Libri i parë « Gjuha shqipe për të huajt » është bërë për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pastaj e ka marrë shtëpia botuese UEGEN e Tiranës dhe e ka bërë botimin e dytë të të njëjtit libër me plotësime nga autori, tani edhe me CD, domethënë tekste të shkruara dhe të lexuara nga gazetari i njohur i Televizionit Shqiptar maestro Genc Ymeraj dhe mësuesja e gjuhës shqipe tani në Zyrih, !imoza Bejkollari Dako.

Si punëtor i zellshëm, prof. Ragip Kçiku nuk rri, ai shkruan edhe një gramatikë xhepi në gjuhën angleze. "Bazat e gramatikës shqipe" në vitin 2015. Në këtë gramatikë, vetëm shembujt janë shqip.

Vepër për nivel akademik është FJALORI I GJUHËSISË, i botuar më 2009. Fjalori ka 1800 terma gjuhësorë (linguistikë). Është një vepër e konsultueshme edhe në Akademinë e Shkencaveve të Kosovës. Është fjalori i parë i termave të linguistikës në gjuhën shqipe. Një recension të bukur e ka bërë profesor Bahtijar Kryeziu me rastin e promovimit të fjalorit në Gjilan, pa prezencën e autorit, një gjë e rrallë që autori e ndien për nder tërë jetën!

Libri HISTORIA E ARSIMIT SHQIP, NJERËZIT – NGJARJET – SHKOLLAT, në,planin botues për virin 2022 i Institutit Albanologjik i Prishtinës, pritet të miratohet edhe nga MASHT-i i Kosovës, por, gjithësesi, sivjet do ta shohë dritën e botimit. Në këtë vepër ta quaj kapitale i ka përfshirë me një stil tjet të lartë nga ata tê zakonshmit, duke dhënë vështirësitë e historisë së arsimit dhe gjuhës shqipe, ashtu si është e vështirë e përplot vuajtje edhe jeta e shqiptarëve edhe nga të huajt edhe nga vetja.

Prof. Ragip Kçiku ka në dorë edhe libra të tjerë, tê cilët do të shohin dritën e botimit në tërdhmen.

Shëndet e suksese i urojmë, profesor Ragip Kçikut!

 

Kur, bota është e vogël për shqiptarët

RAGIP KÇIKU, MËSIMDHËNËS, PËRPILUES TEKSTESH SHKOLLORE DHE AUTOR LIBRASH NË GJUHËSI E LETËRSI

Nuk mundëm ta gjejmë njëri-tjetrin në Kosovë, as në trojet tjera gjithshqiptare, por u takuam, e gjetëm njëri-tjetrin në shtetet Skandinave, atje larg, buzë Detit Baltik, në Finlandën e ftohtë, në Finlanden përplot me gurë, drunj e ujë…

Po, ishte 9 tetori i vitit 2014. U takuam aty ku e kishim vendin si punëtorë arsimi – në shkollë. Ai si punëtor arsimi e unë si vizitor i tij, kurrë pa u parë e pa ndier për njëri-tjetrin.

Vizituam edhe shkolla e vende tjera nëpër Finlandë me mikun e profesorin e Gjuhës shqipe këtu, në Finlandë. Sa mirë na priti edhe drejtoresha e njërës nga shkollat ku po punonte Ragipi. Kishte vetëm fjalë të mira për të, sa shumë po kënaqesha!

Ragipi më çoj nëpër të gjitha klasat e kësaj shkolle, edhe në kuzhinë ku po ushqeheshin nxënesit… Në shtetet perëndimore nuk ka shitore e gjëra ushqimore pranë shkollave. Atje as nxënësit nuk lejohen të dalin jashtë oborrit të shkollës, sa do i gjatë të jetë pushimi ! Jo, këtu nxënësit vijnë për të mësuar, nuk ka ushqim deri në mesditë për asnjërin. Duhet ta kenë mendjen tek mësimi, jo tek ushqimi nxënësit.

Natyrisht, përshtypjet mê të mira më bënë librat, vizatimet, shkrimet e ndryshme me karakter Kombëtar Shqiptar, diçka e domosdoshme për t’u njohur nxënësit jashtë vendit, që të njihen me vendin e tyre ose të prindërve të tyre, prej nga kishin migruar para luftës nga regjimi serb, ndërsa pas luftës nga regjimi antikombëtar i hajnisë dhe plaçkitjes së vendit nga ata që ishin të thirrur për mbarëvajtjen, zhvillimin e përparimin e vendit.

Ishte një miqësi e shoqëri e rastit, që u bë e përhershme mes nesh.

Nga ajo shoqëri, ne na është dhënë rasti të shihemi e të përqafohemi ngrohtësisht edhe disa herë të tjera, por malli për t’u takuar, për të ndenjur, për të biseduar për profesionin tonë dhe për hallet e problemet Kombëtare, gjithherë mbetën tê pranishme mes nesh, pa e ditur se a do të na heqet kjo temë nga rendi i ditës, se kjo zgjatë gjithherë, për deri sa të mos rregullohet çështja gjithshqiptare një herë e mirë .

Prof. Ragip Kçiku u tregua një punëtor i shquar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe edhe në Finlandë. Qe shumë aktiv edhe në përpilimin e librave për nxënës, ku ai dha mësim, madje edhe në mësimin dygjuhësh shqip-finlandisht, me çka shihet se ai shumë shpejt përvetësoi edhe gjuhët finlandeze, suedeze e angleze e u bë shembull për të mirë.

Më 1995, në bashkëpunim me Ministrinë e Kujdesit Shëndetësor dhe Social të Finlandës, e ka udhëhequr projektin e tyre Mikä-Mikä-Ma, ky titull ka kuptim një bukuri në kuptimin habitor.

Janë tregimet e para të gjuhës shqipe të përkthyera në finlandisht dhe suedisht. Është një projekt për fëmijët parashkollorë të të huajve, emigrantë në Finlandë.

Pakon tonë e quajtëm "Çerdhja e Shqiponjave" - thotë prof. Ragip Kçiku. Projekti mbanë gjashtë përralla apo tregime popullore dhe artistike. Disa lojëra dhe poezi shqipe, si dhe gjashtë këngë për fëmijë të interpretuara nga fëmijë shqiptarë. Këngët janë të përcjella me harmonikë nga arsimtari Bajram Morina. Tekstet e tregimeve i lexon vetë Ragip Kçiku, meqenëse nuk kishin një lexues më të mirë.

E veçanta është se tekstet shkollore të Ragipit janë përkrahur e sponsorizuar nga Ministria në fjalë e Finlandës ; me çka kuptohet se ato janë pranuar e vlerësuar lart.

Ragipi, me mësimdhënës tjerë këtu, janë marrë edhe me aktivitete tjera kulturore, artistike e letrare me nxënësitr shaiptarë me rastin e festave të ndryshme kombëtare shaiptare, me qëllim të njohjes, afrimit e mbjelljes të atdhedashurisë të trojeve shqiptare, prej nga ata vijnë në Finlandë.

Në projektin e parë, ndihmës e kishte Ahmet Musën, mësues i ghuhës shqipe, po në Finlandë. Kjo shkon te projekti i parë.

Projekti i dytë është i organizuar nga Ministria e Arsimit e Finlandës më 1996. Janë dy fjalë dedikuar të gjitha moshave të mësimnxënies në Finlandë. Edhe këtu ka qenë udhëheqës i projektit. Janë dy fjalë shqip-finlandisht-shqip e ai matematikor dhe finlandisht-shqip dhe fjalor themelor për: biologji, histori dhe gjeografi.

Projekti i tretë është, po me Ministrinë e Arsimit të Finlandës, përkatësisht, Këshilli Kombëtar i Arsimit, udhëheqës i programit elektronik për shqiptarët e Finlandës. Shqipja për Finlandë me titull DARDANI.

Këtë projekt e ka udhëhequr duke pasur ndihmës Harun Osmanin, mësues i gjuhës shqipe në Finlandë.

Projekti është mjaft i madh, që ka zgjatur rreth tri vite, të cilin e kanë promovuar në Seminarin e Mësuesve të Diasporës në Shkodër më 2015, Ragip Kçiku, Harun Osmani dhe Mimoza Bejkollari Dako, lexuese e teksteve.

Teksti shkollor Matematika suedisht-shqip-suedisht.

Përveç teksteve mësimore, ai u shqua edhe në libra të tjerë në lëmin e gjuhës e të letërsisë shqipe, që janë :

Abetare Pune, metodikë për fëmijët e diasporës. Metodikën "Gjuha shqipe për të huajt" në versionin shqip-anglisht.

Libri i parë « Gjuha shqipe për të huajt » është bërë për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pastaj e ka marrë shtëpia botuese UEGEN e Tiranës dhe e ka bërë botimin e dytë të të njëjtit libër me plotësime nga autori, tani edhe me CD, domethënë tekste të shkruara dhe të lexuara.

Si punëtor i zellshëm, prof. Ragip Kçiku nuk rri, ai shkruan edhe një gramatikë xhepi në gjuhën angleze. "Bazat e gramatikës shqipe" në vitin 2015. Në këtë gramatikë, vetëm shembujt janë shqip.

Vepër për nivel akademik është FJALORI I GJUHËSISË, i botuar më 2009. Fjalori ka 1800 terma gjuhësorë (linguistikë). Është një vepër e konsultueshme edhe në Akademinë e Shkencaveve të Kosovës. Një recension të bukur e ka bërë profesor Bahtijar Kryeziu me rastin e promovimit të fjalorit në Gjilan, pa prezencën e autorit, një gjë e rrallë që autori e ndien për nder tërë jetën!

Libri HISTORIA E ARSIMIT SHQIP, NJERËZIT – NGJARJET – SHKOLLAT, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe i sponsorizuar nga Komuna Ferizajit është në shtyp, i cili ka përfshirë këtu me një stil tjet^r nga ata tê zakonshmit, duke dhënë vêshtirësitë e historisë së letêrsisë shqipe, ashtu si është e vêshtirë e pêrplot vuajtje edhe jeta e shqiptarêve edhe nga tê huajt edhe nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat