Kosovë..

Kultura

Kosovë..

Nga: Zymer Mehani Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:50
Zymer Mehani

Shpirt n'poezinë time
Zemër t'kam n'poemë
Dhe e artë më je
Me shkëlqim që praron
Shqiponje më je
N'qiell që fluturon…

Ishe kataklizmë
Në netët e errëta
T'furtunës, t'stuhisë
Shpesh ishe pa gjumë
Shëmbëlleje në një lumë
Ishe mort dhe dasmë
Prore kokën lart
Kështjellë e lartësuar
Prore e papushtuar.

Ishe dhe je plagë
E dhembjes dhe e mallit
Ishe shkëndijë shprese
Sot je xixë e strallit…

Dot nuk je njëngjyrëshe
Por je kuq e zi
Je fushë e paanë
Je kopshi i lulëkuqeve
Je e Shqipnisë nanë
Je tokë e mallkuar
Nga dreqi e i biri
Je shkëndijëz e ndezur
Je gur xhevahiri
Je dritë që zbardhëllon
Je xixë që flakëron
Je dhe ishe çdoherë
Varr e ferr për të tjerë
Që u munduan prore
T'mirrnin besë e nder
Betejë e përgjakshme
Ëndërr e pakapshme…

Je fole që i rritë shqipet
Je vetë krahu i shqipes
I prerë n'fluturim
Je vetë plaga ime
Që m'vret,, m'djeg në shpirt…
E djegur, e rrënuar
Gërmadhë e shkatërruar
Kur erdhën taborret
Ty për të të nënshtruar
Më je me shtat të gurtë
Në kohë ringëllon
Njëqind herë u vrave
Por sërish po jeton…

O melhem i dhembjes
Për plagët e mia
I pashuar mall
N'zemër sa një mal
Më je dritëz ylli
Më je lot i syrit
Shpesh i hidhur bar
Dhe kore e tharë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat