Komuniteti i qenve

Kultura

Komuniteti i qenve

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 korrik 2022 Në ora: 07:36
Fatmir Lohja

Xha Braho, fik, e ndez cigaret, po mendohej te stoli, nën hijen e pemëve, në parkun e qytetit. Vranësirat në fytyrë, tregonin se diçka e shqetësonte. Shetitësit e zakonshem nuk i vinte re. Stoli qe diku në qoshe, ku edhe kalamajt nuk aviteshin me lodrat e tyre të gëzueshme.

Xhaxha! Keni kohë që qendroni këtu?- ia nderpreu mendimet xha Brahos një polic.

Xha Brahoja e ngrejti kokën si i përhumbur. Me veprimet me duar, dhe me mimike, i dha mesazhin policit, se çfarë e shqetësonte?

Të kam thënë se komuniteti i këtij qyteti, nuk bashkëpunon me policinë, - sqaroi policja zevzeke , shefin madhosh.

Dua të di mendimin tend, se kush nga të dy komunitetet në konflikt ka të drejtë?- e pyet polici xha Brahon me një zgërdhimje të shtirë në fytyrë.

Në ato çaste xha Braho vuri re dy grupime , të egërsuar keq me njëri- tjetrin. Me shikim I drejtohet policit, ta shdervillonte fillin e shqetësimit të tij.

Ne jemi komuniteti e qenve,- sqaroi një topolake shumë energjike.

Xha Braho vuri dorën në gojë , për të mbajtur të qeshuren, nga ajo që dëgjoi.

Ne jemi komuniteti I pronarëve të qenve,- sqaroi një kokorosh.

Ne jemi komuniteti I stërvitjes se qenve në park,- e stërholloi një burrë me mustakë të gjatë.

Xha Braho drejtoi shikimin nga kampi tjetër,për të marrë vesh se çfarë komuniteti përfaqësonin? Pa i lënë sira njëri-tjetrin komuniteti kundërshtar, mesa mori vesh xha Braho, ishte në mbrojtje të parkut, kundra qenve, se ndotnin parkun me jashtëqitjet e tyre,dhe në mbrojtje të fëmijëve, që frikësoheshin nga levizjet e pakontrolluara të qenve.

U ndezen gjakrat,se e thanë të verteten të dyja palët .Kërcenimet nisen ndaj qenve, por më pas konflikti u shtri në mes rivalëve. Ishte koflikt I egër. Komuniteti antiqen , kur e morën vesh se qent nuk i sillinin në park vetëm për t’u stervitur, dhe argëtuar, por edhe për t’u dashuruar, që të realizonin riprodhim në mas rracave të ndryshme qensh, u kërkonin policëve te vriteshint qentë si dikur. Nuk kishin faj. Dihe, se një buçë vogël, minimalja, bën pesë deri në gjashtë këlyshë. Hobija aktuale e shqiptarëve për të lëne vatanë, situatën në qytet kalonte në vafor të mbipopullimit të qenve.

Pala tjetër betohej, e stërbetohej se do të stervisnin qente për të ngrënë, e coptuar kundërshtarët. Dy policët po e kishin të veshtirë të ndanin palët në konflikt. Policja kërkoi përforcime, për të dalë nga ajo gjendje. Të dy komunitetet pretendonin pronësinë e parkut. Palët bënin be, e rrufe, për qiell, e për tokë, para policve, se kanë marrë pjesë masivisht në mbjelljen e pemëve në park.

Xha Braho thithte cigaren me endje Erdhi në formë. Nuk i kishte shkuar ndonjëherë në mend se do të ndante davanë, se ku duhen të luajnë qentë. Kur u dëgjuan sirenat e makinave të policisë, u ngrit nga stoli dhe mori drejtimin për në shtëpi. Nuk e foli një fjalë, se qe i bindur se nga njëri komunitet do të shahej me shpirtë, ashtu siç shaheshin ata në sytë e tij, dhe të policëve.

Kur arriti në shtëpi xha Braho pa në televizor lajmërimin, se policija kishte arrestuar pjestarë të komunitet të qenve, me gjithë qentë , dhe nga komuniteti i antiqenve, si rrezultat i ngatërresës në parkun e qytetit. Nuk i ka treguar askujt se ka qenë deshmitar në atë ngatërresë. Edhe sot është i bindur ,pse admimistroi heshjen, doli faqebardhë. Po të jepte ndonjë mendim në atë shamatë , sëbashka me dy komunitetet do të përfundonte në komisariatin e policisë, si mbrojtës i njëres bashkësi, krejt absurde për rradaken e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat