Mjegulla e Abazoviçit

Kultura

Mjegulla e Abazoviçit

Nga: Izri Rexha Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:47
Dritan Abazoviq

Mjegulla ka fytyrën e zezë si të korbit,
Dhe fare s’ka parashikim,
Të bën të verbër, e të gërmon të ardhmen,
Si magjistar ec nëpër halucinacion e mashtrim....

Dhe ajo gjithandej hulumton një rrugë të re,
Që të përplas prapthi syve,
Tani rri si një kontenjer mbeturinash e braktisur në humnerë,
Ashtu si një shpirtë i shitur ishe ti....

S’mund të fshehësh asgjë,
Të tërin të shohim lakuriq tok me trupin,
Dhe zërin që ndjell korbat për gjak të ri,
Qen bir qeni ishe ti....

Vjen koha të braktisin rojet,
Ne lutemi që një fund i keq të të vij,
Shenjat ashtu tregojnë ke keqën ngjyrë zi,
Në qiellin e humbur mjegulla e ngurtë na bëhet si ti....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat