Kur historianët tanë flejnë

Kultura

Kur historianët tanë flejnë

Nga: Adem Bytyqi Më: 4 gusht 2022 Në ora: 21:06
Adem Bytyqi

Kur historianët 

Dhe kulturologët tonë

Flejnë ditën

Historanët dhe kulturologët serbë

As natën nuk bëjnë gjym

Për t'ia vjedhur 

T'miratë e kulturës materiale 

T'popullit shqipëtarë 

 

Lahutën e vodhën 

E regjitruanë n'UNESCO

SI instrument serb

Edhe pse mirë e dinin,

Se ishte instrument muzikor

I vjetër iliro - Dardan.

 

Zgjohuni nga gjumi

Mos flini edhe ditën

Ju historianë 

Dhe kultorologë shqipëtarë

Akademikë t'dhir

Një ditë 

Akoma pa lind dielli

Historianët sllavë

Do të thonë se, 

Janë t'yre 

Edhe heronjtë kombêtar shqipëtarë...

 

Dikur u munduan 

Por pa sukse

T'na vidhnin edhe herojn tonë kombëtar

Gjergj Kastriotin 

T'madhin Skënderbe

Këtë gënjeshtër sllave 

E neutralizojë Frang Bardhi

Një prift Shkodran

Me vepren e tij 

Apologji për Skenderbeun

Si një trim shqipëtarë

E jo sebo- sllav.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat