Prishtina - qytet i lashtë – pa lashtësi

Kultura

Prishtina - qytet i lashtë – pa lashtësi

Nga: Mr. sc. Shefki Stublla Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:58
Prishtina

Prishtina është një qytet i lashtë,por,për fat të keq,ngeli pa lashtësi,si ambalazh pa shpirt identiteti urban,sepse pushtuesi serb ia deformoi identitetin e saj. Deformimi dhe masakrimi i saj urban filloi pas okupimit të dytë të Kosovës nga Serbia fashiste,në vitin 1912 dhe vazhdoi në vitin 1944 deri në vitin 1960.Regjimi serb me plan politik urban,shkatërruan shumë objekte identitare dhe lanë fare pak gjëra nga trashëgimia e vjetër,e kulturës urbane. Qyteti i vjetër i Prishtinës, mund të lexohet në fare pak ose hiç objekte banimi,ndonjë çezmë apo shatërvan i rrallë,që ka ngelur në mëshirën e Zotit dhe disa shtëpi të uzurpuara nga pushteti “popullor”i partizanëve. Këto pak objekte urbane mund të identifikohen vetëm nga qytetarët e moshuar të Prishtinës,të cilët e kujtojnë Taukbahçen,muret e oborreve dhe strehëve të gjata të shtëpive, hallkat dhe lastrat nëpër dyer të oborreve familjare,aromën e shebjës të kopshteve plot hije,kalldrëmin e vjetër, gjurmët e kujtimeve dhe bredhjeve fëmijërore,enigmat e shkronjave nëpër gurët e varrezave, arabeskat e vjetra të xhamive,dritën e bishtukut dhe llambës me vajguri,llambat e karbitit të etërve të xehetarëve nga udhëkryqet e kurbetit dhe endjeve nëpër botë dhe buka e largët, fenerët e sokakëve në panagjyrishten afër Mullinit të Shyqeri Begut,programin e cirkut endacak mbi lumin Vellusha dhe Prishtinasja dhe, të vetmen urë të gurit, afër Xhamisë së Piri Nazit,urat e vjetra të drurit,një mori çardakësh e divanhanesh të godinave të vjetra,këtyre dekoreve të kohës, labirintin e sokakëve të shtambaxhinjve,teneqexhinjve,terzinjve,çajhaneve,konakeve,gomarët e ngarkuar me dru dhe qymyr druri,etj.

Është për t’u habitur,si edhe pushteti “modern,komunist,partizan”veproi aq egërsisht dhe,në “emër të popullit”,rrënoi kujtimet e qytetit të vjetër të Prishtinës.Si urbanisti albanofob, i pashpirt serb,Partoniq,i transportuar nga Beogradi,me planin e tij urban për Prishtinën, menjanoi faktet urbane të një kohe dhe, me anomalinë e projektimit,zhveshi karakteristikat e qytetit,në emër të një projektimi të vrazhdë shovenist dhe me asgjë nuk lejoi të kujtohet trashëgimia e këtij qyteti.Ky urbanist i pashpirt qëllimisht hoqi dorë nga njerëzorja dhe iu bashkua forcës së destruksionit dhe të porosisë së Çubrilloviqit, Garashaninit, V.Gjorgjeviqit .Duke vepruar kështu,turbulloi mbamendjen e qytetit.Ky arkitekt u hyri në hak prishtinasve,sepse nuk la, bile, pak elemente të Mëhallës së Llokaçit që ta rikujtonin këtë pjesë nga qendra e Prishtinës.Ky është dashur ta di si arkitekt që qyteti është një testament ndërtimtarie,që tregon kohën dhe shijen e asaj kohe. Është edhe simbol amnor që qytetarët i mbledh rreth vetes dhe i konsideron të barabartë,pa privilegje,në arealin e vet. Nga këto tronditje që bëri ai me planin e tij urbanistik, nuk mund të pajtohet asnjë njeri normal, sidomos prishtinasi.Qëllimi i tij ishte të eliminojë nga Prishtina dhe rrethina e saj çdo gjë me të cilën dëshmohet se këtu ishin iliro-dardanët,si popull aborigjin. Andaj tek prishtinasit rriti dozën e trishtimit,sepse Prishtina po humbiste dinjitetin e saj të lashtë.

Panorama e Prishtinës deri në vitin 1944

Edhe Prishtina,si të gjitha qytetet e tjera të Kosovës,kishte pamjen dhe karakteristikat e arkitekturës orientale.Shikuar nga cilado kodër e saj,ajo kishte një pamje të një qyteze (kasabaje) të vogël të stilit oriental,me shtëpitë e veta të mbuluara me qeramidhe,të rrethuara me pemë e gjelbërim të madh,me kopshtet e qeta të mrekullueshme,me minaret e veta që mund t’i shohësh në të katër anët e qytetit. Në mbrëmje kur binte terri i natës dhe dominonte qetësia,dëgjohej zëri elegjik i i myezinit. Kjo ishte përmbajtja orientale e qytetit,të stolisur me ëmblema vendore të kohës.

Prishtina, edhe sot, për shumë qytetarë të moshuar dhe për ndonjë gazetar virtuoz mbetet një obsesion,që kujtohet në ndeja,si qytet i qetë,me shtëpi një e dykatëshe,me strehë të zgjatura,nën të cilat kumria ndërtonte folenë,dallëndyshet e mirëprituar,në mure bënin çerdhen e vet,ku lejlekët simpatikë ndërtonin pa frikë çerdhen e vet mbi drurë ose oxhaqe shtëpish me çardakë,me oborre,ku qëndronin hanëmet,me kopshte të rregulluara dhe të stolisura me trëndafila,duda (mana),arra e xhanariake,ku dëgjohej zëri i kumrisë “gugu – isuf”.Pas “çlirimit”të vitit 1944,ia kthyen shpinën Prishtinës edhe shpendët,iken,sepse bashkë me shtëpitë “çlirimtarët” ua prishen çerdhet! Në këtë vit,çetnikët e veshur në rroba partizane,këndonin këngën “Proshle zime – proshla leta - nema vishe tungjatjeta!”( (Kaluan dimrat, iku vera – tungjatjetën e mori era!)

Prishtina, brenda në qytet dhe në rrethinën e saj kishte shumë objekte të kulturës: Islame: xhami, mesxhite,tyrbe e teqe,në kuadër të të cilave medrese,mektebe,biblioteka;Krishtere:kishën katolike shqiptare dhe kishën orthodokse serbe;Sinagogen hebraike – “Avri”;Publike:hamame,ura,dy kulla të sahatit,shatërvanë,hane,çarshinë e mbuluar;Varrezat muslimane,ortodokse,katolike shqiptare,hebraike dhe Shtëpi të vjetra qindavjeçare,të stilit oriental,fare pak të stilit modern evropian.

Regjimi komunist serb,i stilit rus, nga viti 1944 deri në vitet ’60-të,të shekullit XX,me parullën instruktive - demagogjike të Beogradit :“në emër të së resë,rrënojmë të vjetrën”,rrënoi Prishtinën e vjetër, Çarshinë e Mbuluar dhe shumë shtëpi e çezma dhe shtëpi të vjetra edhe me nga 300 vjet dhe në vend të tyre ngriti Bllokun e parë të banesav,me godina të stilit ruso-komunist,kurse, në Mëhallën e Llokaçit,rrënoi të gjitha shtëpit e banimit dhe Xhaminë e bukur të kësaj mëhalle, bashkë me çeshmën e saj.Po ashtu në kuadër të kësaj fushate,në këtë mëhallë, u rrënua edhe Kisha katolike shqiptare.

Në vazhdën e shkatërrimit, eliminimit dhe zhbërjes së çdogjëje joserbe u grabiten na Muzeu i Kosovës shumë eksponateve muzeore,në vitin 1998,kur drejtori i dhunshëm i këtij Muzeu,Jugosllav Gjorgjeviq,ia “huazoi” Beogradit shumë objekte origjinale trashëgimore të antropologjisë dhe të florës dhe faunës së Kosovës,të cilat kurrë nuk u kthyen dhe ngelën në Beograd si “pre e vjedhjes së identitetit kulturor të një vendi”.

Monumentet e shumta të kulturës shqiptare në Prishtinë,nga aspekti antropologjik,nuk janë “bajt” (byte) neutral informativ,por janë nishan i lidhjes së përjetimit emocional,si dëshmitarë të së kaluarës intime, që ta kujtojnë mjeshtërinë e ndërtimit dhe stolisjes së interierit të tyre.Ato nuk janë vetëm histori,por edhe dëshmi e një tradite funksionale,që kishte jetë, e cila gjallëron ende,për të cilat kërkohet kujdesi kindividual dhe shoqëror,si ndaj një kujtese kolektive dhe individuale,si intabulizim i ndërgjegjes trashëgimore dhe si dëshmi e individualitetit të kohës së një vendi ku u ngritën dhe ku funksionojnë.

Përse u rrënua Prishtina e vjetër

Pasuesit e regjimit serbomadh,nxënësit e Çubrilloviqit,Garashaninit,V.Gjorgjeviqit,Ivo Andriqit,A. Rankoviqit, D.Qosiqit dhe në fund të Millosheviqit,në të gjitha kohërat, nuk lanë gjë pa bërë kundër traditës dhe trashëgimisë shqiptare për të dëshmuar se shqiptarët nuk kanë vlerë as histori kombi, nuk kanë as identitet kombëtar! (Sic!). Andaj,për t’ia arritur këtij qëllimi kriminal,shemben dhe shkatërruan çdo simbol shqiptar të trimërisë, guximit, ngadhnjimit dhe të krenarisë kombëtare shqiptare. Këta bënë deformimin fashist të popullit serb kur verasësit i vlerësojnë si heronj,gjenocidin si një mundësi të pandërgjegjshme të botës serbe,asnjëherë duke mos u ndarë nga komoditeti vrasës nga ideologjitë antinjerëzore.

Barbarët serbë,këta makiavellistë modern,për të humbur gjurmët shqiptare,në veçanti traditën dhe trashëgiminë e tij edhe në Prishtinë,shpifën parullën,demagogjike komuniste: “në emër të së resë rrënojmë të vjetrën”dhe rrënuan qëllimisht Prishtinën e vjetër,ku gjendeshin shumë objekte urbane , dëshmi të një kohe,për të krijuar mapën e re mendore,në truallin e huaj,duke rrënuar me dhunë ndërgjegjen ndaj së vjetrës,për ndërtimin e Prishtinës së re, si një ambalazh pa identitet,ku nuk i gjen kujtimet perinatale të historisë familjare.Forcat barbare,antropofage serbe,që e mbushën historinë e tyre me vuajtje,tmerr e gjak shqiptar,si motiv kishin slloganin antishqiptar : “ armik i popullit”, ”bashkëpunëtor i armikut” dhe “kulak”.Të shtojmë,rol të madh në këtë betejë kishte KOS-i (Kisha Orthodokse Serbe), e cila gjatë gjithë historisë okupuese në Kosovë,ishte një komisare politike e një vendi të çmendurive fashiste.Puna e saj nuk lidhej me fenë,as me punën e Zotit,por me zhbërjen e popullit shqiptar nga ato pak troje të veta shqiptare,që kishin mbetur në Ballkan,pas luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore.

Inkuizicioni serbomadh urban në Prishtinë,nga viti 1944 derë në vitet -60-të shekullit XX bëri këto masakra urbane në Prishtinë:

Rrënoi tërësisht Mëhallën e Llokaqit me xhaminë e saj – sot sheshet e Prishtinës

Rrënoi Çarshinë e Mbuluar – sot,në atë areal të dikurshëm gjenden institucionet kryesore të shtetit të Kosovës.

Rrënoi një pjesë të varrezave të sotme shqiptare ku u ndërtua fabrika e tullave,

Rrënoi për jetë e mot varrezat shqiptare në rrugën për Podujevë,

Rrënoi varrezat e qytetit,dhe në vend të tyre vendosi parkun “Boro e Ramizi”

Rrënoi mullinjtë e Prishtinës:mullirin e Shyqyri Beut me 9 gurë bloje,ku gjendej dikur EximKosi,

Rrënoi mullirin e Haxhi Ahmetit,ndodhej prapa Teatri Kombëtar sot,

Rrënoi mullirin e Tortoshit,sot rruga e varrezave,

Rënoi mullirin e Bankoviqit,jo larg Hanit të Dilit,

Rrënoi mullirin e Xhaxhallarëve,sot afër Medreses “Alajdin”,te vendi i quajtur “12 plepat”,

Rrënoi mullirin e Praskës,ku sot gjendet Çerdhja e fëmijëve.Dhe,për fat të keq, sot nuk ekziston asnjë gjurmë për këta mullinj që do t’ishin si raritet turistik..

Rrënoi shumë çeshme publike të ujit të pijshëm nga Mali i Gërmisë,nga të cilat shquhej çeshmja “4 Llullat”,”Çeshmja e Hynilerëve”dhe shumë të tjerave an’ekënd qytetit

U mbuluan me beton “lumenjtë” e Prishtinës: Vellusha dhe Prishtinasja

U sakatua Hamami i Prishtinës,funksional deri në vitet 50-të (shek.XX),

Në vendin ku sot ndodhet Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës ishte Çarshia e Mbuluar,shumë dyqane private dhe sinagoga e hebrenjve “ Avri “,ku punonin kallajxhinjtë,çibukxhinjtë,qymyrxhinjtë,kazanxhinjtë,lama e drithit, kënataxhinjtë, plisaxhinjtë,kundraxhinjtë dhe shumë dyqane tjera teksitili dhe magaze.

Në vendin ku sot ndodhet shtatorja e Zahir Pajazitit ndodhej Kisha katolike shqiptare

Në vendin ku sot ndodhet zyrat e KED dhe KeK dhe dikur Hoteli “Avalla”,ndodheshin dikur shtëpitë e Lagjës Llokaçi dhe farkëtarët

Në vendin ku sot ndodhet Teatri Kombëtar i Kosovës dhe disa lokale private ndodhej Xhamia e Llokaçit

Në vendin ku ndodhej shkolla e muzikës,afër Shkollës Fillore “Elena Gjika” ndodhej shkolla e qilimave,ku edhe vajzat shqiptare mësonin thurjen e qilimave

Në vendin ku sot ndodhet KMLDNj,afër Tregut të Gjelbër,ndodhej një spiatl i qytetit,ku më vonë u vendos shërbimi veterinar dhe më vonë Instituti Higjienik i Kosovës.

Në Lagjën e sotme “Pejton” ndodheshin kopshtet e qytetit që dikur quhej “Lakrishtja”,i vetmi emër ky që,pakashumë,përdoret edhe sot.

Lagjja e sotme “Arbëria” ishte kodër e thatë,me disa vreshta të rralla rrushi,po edhe vendi i garave me motobiçikleta

Lagjja e sotme Kodra e trimave,ishte tokë djerrinë,ku në pjesën e poshtme të kësaj lagjeje ndodheshin varrezat shqiptare të konfesionit islam,të cilat u zhdukën dhe në vend të tyre u ndërtuan shtëpi private banimi dhe shkolla fillore “Asim Vokshi”

Lagjja e sotme “Emshir” e tëra ishte me kopshte dhe me pemë,në të cilën kishte shumë çikrikë të përbërë nga një rreth që rrotullohet dhe shërbente për të nxjerrë ujë nga pusi,i përbërë prej një boshti ku mbështillej litari i kovës prej dy kyqeve në të dy anët,me anën e të cilëve ujiteshin kopshtet me energjinë e kalit.

Lagjet e sotme Tashlixhe I – IV,ndodheshin vreshtat e qytetit,vend me ajër të pastër,ku prishtinasi i vjetër kishte dëshirë vetëm një natë të bunte e të mos mërzitej edhe nëse vdes.

Lagjja e sotme “Velania”,ishte djerrinë,dhe këtu në kodër të saj,ndodhej lëmi,vend i sheshtë dheu,zakonisht i shkelur mirë,me një strumbullar në mes,ku shiheshin të lashtat (gruri,elbi dhe thekra)me kuaj,ku gjendeshin duajt e drithi në shtrega të pronarëve dhe që prisnin në rend për shirjen e tyre,zakonisht me kafshë.

Në këtë lagje ndodhej edhe “Strelishta” e kobshme (poligoni i qitjes me armë zjarri),ku u pushkatuan, më 21 nëntor 1944, 55 shqiptarë të pafajshëm.Me këtë rast po veçojmë vdekjen e rëndë,çnjerëzore,që pësoi Stakë Mark Staka ,një argjendar i shquar,patriot,njeri me autoritet dhe bamirës,atë e futën në furrën e Sava Vitkoviqit dhe e dogjën për së gjalli.Këtë plojë të madhe populli e quajti “Martirët e Nëntorit 1944”.(Më gjërësisht për këta martirë shih librin tim,“Biografia e Prishtinës,f.45,46,47,48, dhe 49.)

Kultura e kujtesës dhe marrëzia e harresës

Shumë qytete kanë ditën e vet të kujtesës,ditë kjo me domethënie lavdie e krenarie dhe me domethënie porosie e qortimi për diçka të humbur,por që nuk duhet harruar.Në rastin tonë konkret fjala është për zhbërjen e Prishtinës së vjetër që humbi pjesën e vet të prvojës dhe traditës ndërtimore. Prishtina pa atë pjesë të vjetër është pa një pjesë të identitetit të saj karakteristik,sepse nuk ka dëshmi t’i tregojë gjeneratës së re si dukej ajo dhe çfarë përmbajtje kishte dikur.

Shumë prishtinas të ndjekur me dhunë nga vendlindja e tyre Prishtina,kur po vijnë nuk po e gjejnë asnjë pjesë të jetës së tyre këtu.Kësaj radhe flet Njazi Straja,me të cilin u takova në maj të vitit 2006,që erdhi nga Stambolli pas 38 viteve.Takimi me të është frymëzim. Ai mallkon ata që e ndoqën nga vendlindja.Në vitin 2019 iu rinjoh shtetësia e Kosovës.Botoi romanin “Rrathët e ferrit”.Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare.

“ Erdha në Prishtinë të më pushojë shpirti,por nuk e gjeta atë që ma shëron shpirtin. Erdha edhe njëherë të përthith ajrin e vendlindjes sime që do të ma ushqejë shpirtin atje larg në vetmi,në Turqi. Vetëm këtu unë jam unë .Kam përshtypjen se dëgjoj emrat e njerëzve të mi,duke folur për jetën e rëndë.Atje të gjitha mendimet i shndërroj në fjalë,por në zemrën time gjithçka mbetet e pathënë. Sepse,si në vendlëidnje askund s’ka prehje as freski shpirti. Nuk po e njoh qytetin,vendilindjen time.I paskan përbuzur kujtimet,çeshmet e vjetra,hamamin e paskan sakatosur,pakkë nga familjet e vjetra e gjeta këtu...Familja ime,krahas edhe disa të tjerave u maltretua shumë.Me dhunë na shpërngulën në Turqi ku na e ndërruan mbiemrin nga Straja në Saraçoglu.Paskan shkelur shpirtin e kujtimeve.Paskan harruar se qyteti pa kujtime s’ka ndjenja.Si duket, Prishtinës i ka mbetur vetëm emri i pandryshuar. Ne prishtinasit mërgimtarë vetëm trupin e kemi jashtë kurse zemrën dhe shpirtin e kemi këtu.Edhe pse për ne jeta ishte e rëndë, me “buzëqeshje” nën litarin e varrjes.Edhe pse e vërteta është ilaç që shëron ajo për ne ishte e shkelur,sakatosur.Prishtina e vjetër u rrënua për t’ia humbur dinjitetin e kohës që e përjetoi shekuj me radhë.Prishtina e shekullit të ri,pa pjesën e vjetër të qytetit nuk mund të krenohet as identifikohet. Prishtinës së re i mungon,së paku, një broshurë për Prishtinën e vjetër. Ky arkitekti serb këtu përdori topuzin urban.Ky njeri u shtihua se po luante rolin Uncle Sam ( Xha Sam-it),por bëri të kundërten. Pyes,si mundi ky arkitekt të ketë kaq urrejtje ndaj qytetarëve të Prishtinës së vjetër! Të cilëve u hyri në hak. Vrau amanetin e prishtinasve. Nuk mendoja kurrë se do të vinte dita që mos t’i shoh objektet e Prishtinës së vjetër.Përgjithmonë, kultura e mohimit duhet të zhduket...Po e përsëris, erdha ta sprovoj shpirtin,por karshi veprave çnjerëzore, barbare të regjimit serbomadh,nuk gjeta qetësi shpirti!”

Straja, për vendlindjen e tij Prishtinën, flet me aso dashurie që shkon deri në hollësi mendore që paraqiten shkurt nga një prishtinas që u privua nga jeta për të jetuar e ndërruar jetë në vendlindje. Nga evokimi i tij mësojmë shumë gjëra:për tmerrin e mbledhjes së armëve (inekzistente) në vitin 1956, për kohën kur shqiptari hynte si shqiptar në zyrën e eprorit komunist dhe dilte si turk dhe bëhej drejtor shkolle,për kohën kur askund në botë nuk mund të gjeje torturat që ia bënte serbi – shqiptarit, pa dallim moshe e gjinie. Qëllimi i kësaj torture ishte zvogëlimi i numrit të pishtinasve shqiptarë dhe largimi i tyre nga Kosova në Turqi.Një qytetare e moshës së tretë,e cila jeton sot në Prishtinë, kur iu sugjerua që të bëhet turke pse ajo flste turqisht.Ajo refuzoi të konvertohet duke i thënë eprorit malazez komunist, unë flas edhe serbisht. Kurrë nuk pranoj të konvertohem as për pozitë as për para!

Marrëzia e harresës ndër ne,për fat të keq, është e pranishme në çdo fushë të jetës. Pa arsye harrojmë njerëzit që bënë shumë mund e shkrin shumë dije për qytetin e e vet.Ndërtuan shumë objekte urbane gjatë jetës së tyre.Si homazh,nderim i veçantë,në shenjë mirënjohjeje e kujtimi ndaj qaytetarëve të vet, Prishtina është mirë të mos i harrojë,sepse në jetë ekziston parimi i reciprocitetit, në rastin konkret:Prishtina – prishtinasi.Latinët e vjetër thonin Do ut des (unë ty ti mua) pra, qyteti – qytetarit apo qytetari – qytetit. Qyteti duhet t’i bëjë derman qytetarit për t’i larguar mërmëritjet e mllefit të mohimit,sepse gjithçka u ka borxh përveç mohimit. Andaj është mirë të vendoset një pllakë rikujtimi:Në shtëpitë e konfiskuara,dikur nga “ pushteti popullor”,të vihet një pllakë përkujtuese tek Muzeu etnologjik,pronë e Gjinollit,biblioteka e qytetit- ishte shtëpia e Sulejman Efendisë,godina e Komunës së Prishtinës,ishte pronë e Ali Begut,Gjykata e Qarkut- ishte pronë e Selatin Kelmendit,Godina e RTK-së ishte pronë e Ilaz Agushit,Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të kulturës – ishte pronë e Fadil Koxhadishit.Të vihet pllaka e TEC-it të parë që u ndërtua në vitin 1927/28 tek Lulishta e qytetit.Të vihet një pllakë për “ Çeshmen “ 4 llullat”,Të vendoset obelisku për Martirët e Prishtinës në Lagjën Velania,aty ku u pushkatuan 55 prishtinas, në vitinn1944/45.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat