Vlerësim për qejfin e autorit

Kultura

Vlerësim për qejfin e autorit

Nga: Hejza Art Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:20
Biser Mehmeti

Në një kohë jo fort të largët ka qenë praktikë që një vepër letrare të përcillej edhe me një kritikë letrare, e cila botohej në shtypin e kohës. Mirëpo, sot kritika letrare mungon thuajse tërësisht. Sot kritikët letrarë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Nuk është edhe e vështirë të dihen arsyet apo edhe shkaqet pse kritika letrare sot mungon. Në radhë të parë mendoj që botimi i shumë veprave, madje shumica pa i përmbushur kriteret elementare letrare, nuk i lënë përshtypje as lexuesit më të thjeshtë e lëre më atyre që letërsinë e shohin me një “sy tjetër!” Një arsye tjetër për mendimin tim është edhe fakti se pak persona që merren me letërsi e njohin këtë profesion që kërkon njohuri të thella në fushën e letërsisë, prandaj edhe hezitojnë të hyjnë në këto “ujëra të turbullta!”. Një shkak tjetër qëndron në faktin se shumica e atyre që e quajnë veten “krijues” nëse ua bënë një vlerësim sado sipërfaqësor të shohin me sy të keq, gjë që është një veprim i shëmtuar.

Sot kritika letrare kryesisht bëhet për t’ia bërë qejfin autorit, i cili në të shumtën e rasteve është mik i autorit. Natyrisht që një dukuri e këtillë është e shëmtuar, megjithatë nuk mund të themi se nuk është duke funksionuar në shumicën e trojeve shqiptare.

Edhe ajo që mund të quhet “kritikë letrare” shpesh është pa ndonjë vlerësim të mirëfilltë letrare, po vetëm sa për të thënë.

Besoj që mungesa e mirëfilltë e kritikës letrare e dëmton në masë të madhe krijimtarinë letrare në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat