​“Shkodra Jazz Festival” edicioni i 13-të

Kultura

​“Shkodra Jazz Festival” edicioni i 13-të

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet festivali i përvitshëm “Shkodra Jazz Festival”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka vlerësuar festivalin, duke e quajtur “një institucion të cilin Ministria e Kulturës e mbështet me kënaqësi, për të ndihmuar në çuarjen përpara të ëndrrës dhe vizionit të violinistit të talentuar Rrok Jakaj”.

Deri në 28 gusht, në Shkodër do të performojnë artistë shqiptarë e të huaj, si dhe do të ketë koncerte, kurse specializimi për artistët e rinj e leksione nga profesorë të huaj. “Shkodra Jazz Festival i mirëpret të gjithë”, thuhet në postimin e ministres Margariti.

Shkodra Jazz Festival (SHJF), nisi në vitin 2005, në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj, si një rrugëtim andrrash që zgjohet çdo ditë ndryshe. Edicioni i 13-të i këtij eventi mbështetet nga bashkia Shkodër dhe shoqata “Rrok Jakaj”.

Nën drejtimin e Maestro Bardh Jakova, sonte do të performojnë në sheshin përpara bashkisë, të rinjtë e “Rrok Academy Accordion”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat