M'u bë se të pashë

Kultura

M'u bë se të pashë

Nga: Xhevat Dajaku Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:40
Ilustrim i bërë nga autori

Aty ku rrezet e hija ndahen,

Të bliri i vjetër-degëgjerë,

Të pashë si lulet kur thahen,

Më doli përpara një botë e tërë!...

 

Kur lulet thahen për t'u bërë fryte,

Fryte të ëmbëa si mjalti në hoje,

Si lum që derdhet përplot virtyte,

Qiellit ëmbëlsinë sa shumë ia shtoje!

 

M'u bë se të pashë si një reflektim,

Ishte apo s'ishte pyeta pastaj?!!...

Zjarri i afshit më mbushi dyshim,

Dyshim mbi një hije që më ra' përskaj!

 

Xhika

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat