A nuk ishin?...

Kultura

A nuk ishin?...

Nga: Zymer Mehani Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:26
Zymer Mehani

A nuk ishin
Dy pëllumba të bardhë dëborë

A nuk ishin
Dy trëndafila të kuq me kurorë

A nuk ishin
Dy ushtarë n'llogore për liri

A nuk ishin
Shqipe me dy krerë n'flamur kuq e zi

A nuk ishin
Dy zemra besnike atdhetare

A nuk ishin
Luftëtarë lirie n'Ushtrinë Çlirimtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat