Një poezi shqiptare pafundësisht e bukur, por akoma më e rëndë dhe më tragjike e kohës…!!!

Kultura

Një poezi shqiptare pafundësisht e bukur, por akoma më e rëndë dhe më tragjike e kohës…!!!

Nga: Gazmend Pula Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:45
Autori Gazmend Pula

Refleksion pambarimisht ii rëndë i dhembjes, dëshprimit dhe vuajtjes së thellë të shumicës së shqiptarëve nën thundrën diktatoriale të kohës…! Në vargjet e poetit shqiptar të vrarë me varrje publike - heroit Havzi Nela...!!!

I burgosur dhe i ekzekutuar me varrje në litar,

Nga katilë të nënshkruar në letër si shtetarë "shqiptarë"…!

Te pashpirtë e të paparë, tamam si trathtarë,

Të kohës së dhunës mbi atë popull të mjerë shqiptarë...!!! /gp/

Të lexohet në Përkujtim të poetit të madh, dhe të viktimave të shumëta të kohës së diktaturës brutale shqiptare, me pietet të rëndë…!

ENI TA QAJME DHE VAJTOJME SHQIPËRINË ...!!!

Eni ju o motra, eni ju o gra,

Eni ju o vasha, qe dini me qa,

Eni ju reçjanka, vajtimtare n'za,

Eni t'marrim vajin, sot hije na ka !!!

Eni gjithe s'bashku, le t'a shpallim zine,

Me gjamë e me kuje t'a vajtojme Shqipnine,

Le t'a qajme me lot, ta qajne pa pushu,

Me afshin e zemres, te rrezojme gur e dru!

Le t'a qajme kete nane, le t'a qajme kete bije,

Le t'a qajme kete nuse pa foshnje ne gji,

Le t'ia heqim vellon, stolisjet e kota,

Le t'ia zbulojme shtatin, t'a shohe sot gjithe bota !!!

Nda e përçundue, larg prej shoqesh tjera,

Shikoni si dergjet, si lengon e mjera,

Mundohet qyqarja, rron me shpirt ndër dhambë,

Banditet e vendit e kan vu nën kambë !!!

E mposhten, e shtruen , me hekur e zjarr,

Neronet e kohes ia bane jeten varr !!!

E veshen me gjemba, me tela e ferra,

E kyçen nga brenda, se lanë as te dera,

N'dere, as ne dritare, se lanë me pa fare,

Le t'ia zbulojme shtatin, t'a shohe gjithe bota !!!

Lidhun me zinxhire, shkoqun krahe e flete,

Ne diten plot diell, ne lumë e terr ka mbete!

E thithen shushunjezat, i ligu mizori,

E thane, e c'nderua, epshori e hori !!!

A e dini shqiptare, ç'ngremine kemi ra,

Hangrem njeni-tjetrin, u mbytem vella me vella,

Hangrem njeni-tjetrin me kurthe e t'pabese,

Me thase e intriga shamata rri ndeze !!!

O Zot i Madh, çka po heqim, c po na shohin syte,

S'na gezohet mbramja, as kur zbardhen drite!

S'na tremb burgu, plumbi e as litari,

Kur na shkel me kambe, na zhagmit zuzari !!!

Ngrehuni o vllazen, ngrehuni o shoke,

Ngrehuni shqiptare sot te gjithe ne kambe,

Nuk rrohet me zor, nuk lihet kjo nane,

A lulezon dheu pa diell e hanë ?!!

Jo jo, nuk durohen sarhoshet e marrë,

Banditet e vendit ti shporrim sa me pare!

Seline e pergjakun, ta bejme rrafsh me token,

Ngrehuni o vllazen, ngrehuni o shoke !!!

A jeton shqiponja e shembun pertoke,

Thye krahe e pende, lidhun kamb e koke?

A jeton kjo zonje ne llum e batak,

Ne lengim e vaj, e mbytun ne gjak ?

Ku e keni trimnine, krenarine e pare ?

A jeni sot te denje te quhemi shqiptare ?

A do ta lemë veten, Shqipnine ne kafaz?

Ne det plot stuhi me dallge me u perplase?

Shikoni rreth e rrotull, shikoni prane nesh,

Shihni popujt tjere me ç'gjuhe mirren vesh,

Kane shpallur miqesine, vini vesh kesaj fjale,

Po kapen dore per dore, po hyjne ne nje valle !

Asht vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra

Asht vallja hirplote qe sheron plaget e vjetra...!

( Shkruar në burgun e tmerrit shqiptar enverist të Burrelit, në shkurt të vitit 1977...!!! )

1818

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat