Edhe kur loti nga dhembja e thellë pikon...

Kultura

Edhe kur loti nga dhembja e thellë pikon...

Nga: Sami Arifi Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:10
Sami Arifi

Dikush qanë e dikush qesh,

dikush lind e dikush vdes!

Ca presin gëzim për dasmën,

ca tjerë presin n’pikllim për vdekjen...

Me gëzim e hidhërim është e mbushur kjo jetë,

këtto rrugë t’pandalshmei Plotfuqishmi i cakton vetë...

 

Kupa mbushet me vështirësi,

dhembjet shpirtërore s’të lejojnë qetësi...

T’kemi qetësim shpirtëror,

t’besojmë se lindejen dhe vdekjen...Perëndia e ka n’dorë...

 

Dashamirët rrinë n’kontakt me ty,

t’heqin vuajtjet s’të lejojnë t’qajsh si fëmi...

S’është turp për atë që e donë,

edhe kur loti nga dhembja e thellë t’pikonë...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat