Çrregullimet paranojake të personalitetit dhe pushteti politik!

Kultura

Çrregullimet paranojake të personalitetit dhe pushteti politik!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 18 shtator 2022 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Artikull i psikiatrit, Nils Johan Lavik (1931-2011)

-Nëse liderët politikë kan çrregullime paranojake të personalitetit, por në të njëjtën kohë mbajnë funksionet tjera mendore të pa prekura, ata mund të ruajnë aftësinë e tyre drejtuese dhe pozicionin e pushtetit edhe më gjatë.

Ky pozicion mund të bëhet veçanërisht i pasigurt në regjimet autaritare, atje ku mungojnë procedurat për ndërrimin e liderëve. Shembujt historikë ndriçojnë ndërveprimin midis iluzioneve paranojake patologjike dhe sjelljes politike. Pasojat më të rënda ndodhin kur idetë paranojake egzistojnë për një kohë të gjatë në një shtet diktature, krahas racionalitetit dhe efikasitetit për të praktikue këto sjellje.

Prirjet paranojake mund të ndodhin edhe në kohën tonë, në ato lëvizjet ekstreme ideologjike,të cilat rrjedhin nga burimet laike, dhe nga ato fetare……)

Por edhe më problematike është ndryshimi i cili lind kur disa simptoma dukshëm të devijuara janë të pranishme në një personalitet, derisa ai funksionon në mënyrë racionale, qëllimshëm dhe në mënyrë efektive.

Kjo, sipas terminologjisë moderne, quhen çrregullim i personalitetit!(…….)

Disa nga karakteristikat e personalitetit paranojak të cilat e shpërfaqin sjelljen dhe funksionimin shoqëror:

Personi pa arsye të mjaftueshme dyshon se të tjerët do ta shfrytzojnë dhe dëmtojnë!

Është i mbushur me dyshime të pajustifikueshme për besnikërinë dhe besueshmërinë e miqve dhe kolegëve!

I rreziston besimit të tjerëve nga frika se informacioni do të përdoret kundër tij!

Interpreton kuptime të fshehura dhe kërcënuese në vërejtje dhe ngjarje të padëmshme!

Mban inat të vazhdueshëm ndaj të tjerëve dhe nuk mund të falë fyerje dhe lëndime!

I ekzagjeron ngjarjet si sulme ndaj vetëbesimit dhe reagon shpejt me kundërsulme të zemëruara!

Kan dyshime të përsëritura për tradhti pa arsye nga ana e partnerit/bashkëshortit!Tipare të tilla personaliteti shfaqen në shumë kontekste në jetën e një personi. Sipas Robins dhe Post, ata do të ekspozohen veçanërisht në arenën politike, sepse aty një aktor do të duhet të vlerësojë vazhdimisht motivet dhe mendimet e kundërshtarëve si dhe kolegëve!

Një politikan paranojak do të ketë probleme në dallimin e mosmarrëveshjes nga armiqësia, si me kundërshtarët ashtu edhe me kolegët dhe kështu do të jetë në gjendje të përfundojë në një kuptim irracional të realitetit.

Historia ka disa shembuj të liderit, i cili mund të ketë tipare të personalitetit paranojak për një kohë të gjatë, pa u bërë dukshëm psikotik. Atëherë nuk ka dëmtim të përgjithshëm mendor dhe aftësia për të mbajtur pushtetin është e pa prekur.

Kjo mund të jet një fat i keq si për popullsinë e vendit të tij ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.

Një karakteristikë e personalitetit të një lideri politik, natyrisht duhet të vlerësohet përkundrejtë kontestit politik në të cilin ai ndodhet.

Perandorët romakë, mbretërit absolutë, me hirin e Zotit, dhe diktatorët modernë në sistemet fashiste ose komuniste, shpesh mund të kenë arsye të mira për të qenë të dyshimtë!(....)

Ata mund të ekspozohen ndaj atentateve dhe komploteve për grusht shtet.

Prandaj, çfarosja e kundërshtarëve me mjete brutale dhe kulti i personalitetit mund të bëjë një rrugë të gjatë për t’u përceptuar si kundërstrategji racionale dhe për të mbajtur pushtetin. Por edhe përmbrenda regjimeve të tilla ka kufij të cilët duhet quajtur ”dyshim racional”.

Pikërisht liderët politikë që kan fuqi të madhe duket se kan edhe prirje për të fituar armiq imagjinarë.

Më poshtë janë shqyrtuar shembuj që ilustrojnë liderët me një sjellje politike që është përceptuar si irracionale dhe si shprehje “çmendurie” edhe nga vëzhguesit, për kohën e tyre.

Katër shembujt e parë janë zgjedhur nga regjime me distancë historike dhe gjeografike nga sundimi demokratik ligjor.

Bëhet me qëllim, sepse në regjimet autaritare rezultatet e kombinimit të pushtetit dhe çmendurisë bëhen më dramatike dhe zgjasin më shumë. Më pas referohen disa dukuri të cilat tregojnë se prirja drejt të menduarit paranojak nuk mungon plotësisht as në realitetin e sotëm politik.

Shembuj nga regjimet autaritare;

GAIUS CALIGULA ( 12-41 EK.)

JOZEF STALIN (1879-1953)

ADOLF HITLER (1889- 1945)

SADAM HUSSEIN 1937

Personat e më sipërm kan treguar se problemet madhore që mund të lindin, kur një lider me ide paranojake merr pushtetin shtetëror dhe i jepet mundësia të ekspozohet përmes pushteteve diktatoriale. Edhe regjimet demokratike, mund të lindin lëvizje politike dhe ideologjike që synojnë të mbajnë një mendësi dyshimi ndaj të tjerëve me përmasa të paarsyeshme, kur në ndërsa në të njëjtën kohë porosia e tjetrit vlerësohet dhe paraqitet si e vetme dhe e dobishme! Këtu mund të ketë zona gri, prandaj është vështirë të dallohet realiteti nga imazhi i ndërtuar për armikun. Ndonjëherë gjuha dhe mënyra e veprimit zmadhojnë dhe shtrembëtojnë kundërshtarët në një mënyrë të tillë kur edhe mentaliteti paranojak bëhet i dukshëm.

Shembujt e marrë nga psikologjia politike amerikane, të cilët e kan edhe si një traditë për të shkuar mjaftë larg në analizat dhe diskutimet e sinqerta, si të liderëve të përmendur ashtu edhe ndjekësve të tyre. Procese të ngjajshme psikologjike sociale ndodhin edhe në lëvizjet laike dhe ato fetare me përmbajtje të ndryshme ideologjike.

Racionaliteti dhe patologjia në politikë!

Në qendër të vëmendjes janë pasojat e personave me çrregullime të personalitetit që u jepen poste drejtuese.

Është argumentuar veqanërisht se idetë paranojake për armiqtë dhe idetë e ekzagjeruara madhështore për veten, mund të kenë pasoja në përmasa të mëdha. Kjo nuk ka të bëj fare me një minimizim psikologjik të problemit, por është një kujtesë se kur mendimet dhe ndjenjat humbasin, paranojaku mund të ndërhyjë në procesin e vendimmarrjes fatale politike. …

Ky lloj potenciali i fshehur psikologjik te një lider autaritar mund të fitojë edhe mbështetjen për politikën e tij.

Pasojat janë katastrofike sepse “menaxheri” me çrregullime të personalitetit nuk shqetsohet fare mendërisht, se do humb aftësinë e menaxhimit!

Një simbol bindës i kësaj aleance groteske midis racionales, patologjikes dhe të keqes është, Villa idilike Wannsee jashtë Berlinit. Këtu ka salla me stil, tavolina të gjata konferencash dhe dritare të mëdha me pamje nga kopshti dhe liqeni i bukur.

Në mure varen fotot e burokratëve korrektë dhe të përgjegjshëm që morën pjesë në konferencën e mbajtur më 20.02.1942. Procesverbali i rregullt dëshmon për punën efikase dhe “racionale” për zgjidhjen e problemeve që lidhen me “zgjidhjen përfundimtare të qështjes hebraike”. Por qëllimi i kësaj seance pune ”racionale” ishte zbatimi i një plani që mbështetej në idenë e Hitlerit, se raca ariane kërcënohej nga një komplot hebre në mbarë botën. Idetë e Hitlerit në këtë pikë ishin paranojake dhe jo reale. Kështu lindi përzierja e rrezikshme e efikasitetit racional dhe patologjisë paranojake. Kur ky kombinim u përzie përsëri me urrejtje dhe një të keqe të paimagjinueshme, lindi projekti më shkatërrues në historinë moderne!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat