Dashuri idilike në universin e ëndrrave

Kultura

Dashuri idilike në universin e ëndrrave

Nga: Baki Ymeri Më: 18 shtator 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Poezia është testamenti i jetës, miqësisë dhe dashurisë, kurse bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Poezia është dimensioni më i pastër që e ka çdo qenie njerëzore. Revista “Shqiptari” është një kontribut i veçantë që krijon urat e miqësisë midis dy gjuhëve, dy vendeve, dy popujve dhe dy kulturave. Fiqirete Kukli tashmë e ka krijuar profilin e saj letrar, të dallueshëm dhe të veçantë. Autorja është e pranishme në këtë tribunë të shqiptarizmit me poezitë e saj mbresëlënëse, interesante dhe briliante.

Lumenjtë, deti, stinët, koha, atdheu, vendlindja, mërgimi, nëna, shpirti dhe ëndërrat janë disa subjekte që i trajton me delikatesë dhe elegancë: Nuk më zë gjumi, i dashur/ Ëndrrat janë shtrirë në gjithësi / Të janë shtrirë gjithë qenies tënde/ Më ke marrë mua brenda/ Vetja ime është në ty. Dhe më tej: Ma puth shpirtin / Dhe ai të ndizet për të fshirë/ Grinë që ka brenda/ Flokët mi krih me gishta/ Dhe në duar të të mbetet aroma e tyre

Arti është prova më e fortë e qëndrueshmërisë me kalimin e kohës, ndërsa poezia është arti i momenteve të përjetshme. Poezia e Fiqiretes arrin një pikë unike: ajo bashkon të kaluarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin dhe trupin me shpirtin. Poeti është një shpirt në shpirtin e kombit. Poezia është shprehja e parë, e fundit dhe e vetme e eksplorimit të bukur nga shpirti i njerëzimit të rikuperuar. Poezitë e Zonjës Fiqirete Kukli nxjerrin në pah estetikat unike që e zbukurojnë një regjistër të ëndrrave të mbështjella me vellon e vërtetësisë. Janë ëndërrime dhe qasje të përjetshme, në kohën kur magjia vepron me mprehtësi të gjerë në shtresat më të thella të qenies.

Lirikat e poeteshës sonë në trojet e mërgimit kanë silueta të ndryshueshme, karakteristikë e strukturave eterike që popullojnë pjesën e fshehtë të botës. Këto shkrime mund të klasifikohen në mënyrë rigoroze si perla të veçanta në universin letrar të diasporës sonë. Fiqirete Kukli ka tekste të frymëzuara që ndihen dhe bëhen pjesë e një shkëlqimi të tejdukshëm. Parajsa dhe ferri popullojnë një hapësirë ​​imagjinare të gjeneruar nga mbindjeshmëria. Autorja duket se pikturon një kanavacë simboliste, thuajse me penelin e Puvis de Chavannes, në të cilën pastërtia e qasjes drejton gjykimet e vlerës mbi shtigjet e pashprehura. Çastet e braktisjes dhe të ndarjes u japin poezive dëshirën për të shpëtuar në zonën e ndershmërisë, ku relativiteti thellësisht estetik është sovran.

Dashuria është ndjenja më e bukur njerëzore, përkushtimi dhe akti suprem i zërit të zemrës dhe hapjes së shpirtit. Emri dhe manifestimi i saj, i jep shpirtit gjendjen e ndjeshmërisë sublime, kuptimin e ekzistencës më të lartë. Sot, kur një pjesë e njerëzimit ka zbritur në instinktet më të ulëta, lirikat e Fiqiretes reflektojnë gjendjen primare të kristalizimit të ndjenjës: Unë kam veshur një bluzë gjethesh/ Me mëngë mbrëmjeje të freskët/ Sandalet e barit i ruaj që mos më thahen/ Dritaren e shoh që vallëzon/ Me hënën e fshehur ndër re' e xhama/ Një vajzë i këndon detit/ Tek lan flokët/ Erdhi vjeshta e parë/ Solli pikat e para të acarta.

Horizonti hapet me dilemën e një kënge sirenë, e cila është një ftesë delikate për lumturinë. Vargje të bukura, të frymëzuara dhe atraktive, kushtuar jetës, optimizmit, këngës dhe vallëzimit: Ti më bën të dashuroj gjithë stinët/ Më kthen në lulen e bardhë livadheve/ Në të nxehtin që ngroh shpirtrat e bukur/ Në pikën e shiut/ Që lag buzët e thara nga dëshira për puthje/ Të këndoj në veshin e të dashuruarve/ Këngën e tyre të preferuar/ Ah ti muzikë/ Nuk më le të plakem/ Më bën të ndjehem e gjallë / E gjallë...

Të gjitha introspeksionet shëmbëllejnë me stërgjyshërit e pemëve dhe me fëmijërinë e gurit, me misteret e buta dhe të brishta të qenjes njerëzore. Përshkrimet vijnë nga një traditë e harlisur e poezisë artistike. Këto fjalë të veçanta janë duke jetuar në pasqyrat e mureve të botës. Tundimet janë të shumëfishta, dhe përgjigjet posedojnë vulën e përshtypjeve mbizotëruese që animojnë brendësinë, vazhdimisht të etur për të zbuluar diçka të re: Pashë vjeshtën tek ecte këtë mëngjes/ Deri në mbrëmje e pashë të ecte / E lodhur nga vapa/ Në dorë kishte tre pika acar/ Një shportë të mbushur me erë/ Një kuti me vetëtima mbi shpatulla. Imagjinatë e fuqishme, realitet dhe jo misteriozitet. Për ata që nuk lexojnë dhe nuk dashurojnë, misteri mund të fshihet kudo. Frika nga braktisja nganjëherë merr proporcione të papritura, gjithmonë duke qëndruar në hijen e mistereve të plotfuqishme.

Mesazhi i poezive të përfshira në këtë revistë ndodh diku midis ëndrrës dhe zgjimit, ku format intime mund të jenë metamorfozë e një ndjeshmërie të veçantë. Kujtimet fitojnë një korporatë të pamohueshme, të shikuara me butësi në korpusin e natyrës shqiptare. Hapësira dhe përkohshmëria zgjerohet me kundërshtime të drejtpërdrejta në proporcion me rrjedhshmërinë e ndjenjës, si një perandori e përjetshme që e kontrollon ngushëllimin. Duke iu afruar aspekteve të tjera të estetikës, Fiqiretja zgjedh për rrëfimet lirike një ndjenjë të thellë e të thjeshtë, dedikuar nënës, qenjes më të shenjtë në jetën tonë. Pas Diellit vjen Hëna dhe pas Zotit vjen Nëna: Sot më shumë se kurrë të kujtoj ty/ E shtrenjta Nëna ime!/ Atë ditë që nëna më lindi mua/ Shkoi në pyll e mblodhi drutë/ Me ngadalë iku me bucelë në krua/ Eci me kujdes mbi urën e drunjtë.

Natyra shqiptare dhe fuqia e ëndrrës përshkallon kufijtë e një evazioni ideal. Magjia krijon aspekte mbresëlënëse, peizazhe nga botët e kaluara, të dedikuara për të ëndërruar stinët e vitit me këngë dhe lule. Të jetosh me botën në botë, në mënyrë të pashmangshme, është një eksperiment i nostalgjisë ndaj lumenjve të atdheut, një manifestim i mjaftueshëm me degëzime të paparashikueshme në të gjitha nivelet e qenies: Shkumbini shkruan në mua/ Ëndrrat më të bukura/ Dashuritë e mia,/ Mbytjet në gjiret e tij/ Shkruan rritjen time/ Sytë e mi/ Të qeshurën time që derdha në të/ Vështrimet që mi mori përjetë.

Valët e detit dhe dashuria, qoftë reale apo imagjinare, është një prani e vazhdueshme e ditëve dhe netëve të paharruara. Natyra i shoqëron këto impresione të pasionuara, në moshën e një përmbushjeje të frymëzuar: Mbushmë me frymë/ E unë të humb në ëndrra.../ E ato/ Tja shtrij qiellit/ E deti të marrë ngjyrën e shpirtit tim / Yjet të vallëzojnë rreth hënës/ Tek puthemi të dy../ Sonte le të skuqet gjithësia/ E ne, ti vëmë emrin tonë kësaj nate... Këto vargje dëshmojmë për shëmbëlltyrën e ekzistencës së një hapësire idilike në të cilën kemi zbulesën e mrekullueshme. Por mbi të gjitha, në këtë bukuri të pafajësisë shkrihen thërrimet e botës në një zonë të paparashikueshme, të ndriçuar në mënyrë diskrete nga zëri i zemrës.

Fiqirete Kukli ka sintagma të papërdorshme paraprakisht. Ato janë fryt i ndijimeve të bollshme në labirintin e ëndrrave lirike. Këto poezi janë të qëndisura me dantella të bukura në shpatullat e zhveshura të ndjeshmërisë. Janë lule që mugullojnë si një kalim i jetës në hapat e vallëzimit. Portat e shenjta hapen si një zbulesë e një jetë të e ëmbël e të dhimbshme.

e Zonjës Fiqirete Kukli e anashkalojnë vdekjen që rezulton nga djegia metaforike e trupit, por jo edhe e shpirtit, një fenomen i papërsëritshëm në botën e kontemporanitetit tonë, një botë magjike e vlerave morale. Janë lirika që sjellin një ajër freskues të normalitetit që e përsërit kuptimin e humbur, edhe pse nostalgjik, të bukurisë së jetës. Stili është konfidencial, i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe i thellë. (Baki Ymeri, Bukuresht 2022).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat