Gjuha shqipe, para së gjithash – është unitet kombëtar

Kultura

Gjuha shqipe, para së gjithash – është unitet kombëtar

Nga: Prof. Dr. Faik Shkodra Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:35
Prof.Dr. Bahtijar Kryeziu

Lënda e onomastikës e shtruar dhe e trajtuar me kujdes e profesionalizëm

Libri “Shqipja në synorin e studiuesve tanë” i prof. Bahtijar Kryeziut mbyllet me një vështrim bërë veprës “Onomastikë dhe identitet” të Dr. Begzad Baliut me titull “Studimet e onomastikës edhe me një vepër të mirë”.

Prof. Bahtijar Kryeziu brenda këtij shkrimi ka shpërfaqur disa nga pikëpamjet kryesore, që gjatë studimit të veprës i ka hetuar si vlera të rëndësishme në fushën e albanologjisë, të historisë, gjeografisë e të etnologjisë, në përgjithësi, e të onomastikës, në veçanti. Boshtin kryesor të veprës “Onomastikë e identitet” të Begzad Baliut e përbën lënda e onomastikës e shtruar dhe e trajtuar me kujdes e profesionalizëm, për të cilën vepër autori ka shfrytëzuar literaturë të pasur nga fusha e onomastikës, ka shfrytëzuar dijen dhe përvojën e gjuhëtarëve të shquar, që në këtë disiplinë të albanologjisë kanë dhënë ndihmesa të pamatshme, siç janë fjala vjen: Çabej, Ajeti, Bidallari, Qemal Murati, Rexhep Doçi dhe autori i punimit prof. Bahtjari, i cili në fushën e onomastikës dhe toponimastikës ka shkruar vepra shkencore me peshë të rëndësishme, duke sjellë rezultate me përmbajtje të thella e aktuale. Në përgjithësi, Dr. Begzad Baliu edhe në këtë vepër vjen i suksesshëm dhe materialeve të grumbulluara nga terreni ka ditur t’u vërë lidhje të natyrshme përshkrimi dhe interpretimi. Me interpretimin e vëmendshëm që u bën çështjeve historike e gjuhësore, sidomos atyre të fushës së onomastikës dhe me gjykimet e përfundimet që u nxjerr problemeve të fushës së onomastikës, na shpie tek origjina e hershme e toponimeve dhe onomastikës, si fushë specifike të albanologjisë. Libri Onomastikë dhe identitet i Dr. Begzad Baliut, siç thekson edhe prof. Bahtijar Kryeziu, është fryt i punimeve të lexuara në konferenca shkencore, disa janë parathënie të shkruara për veprat e fushës së onomastikës, disa të tjera janë recensione të lexuara me rastin e përurimeve të botimeve të veprave të studiuesve të ndryshëm. Pavarësisht se Dr. Begzad Baliu me studime nga fusha e onomastikës ka shënuar rezultate, vetë natyra e ndërlikuar e toponimisë dhe onomastikës në shkencën bashkëkohore edhe për studiuesit më të përgatitur, pra, edhe për vetë Begzadin shtron kërkesën që në të ardhmen çështjeve që lidhen me toponimet e onomastikën t’u bëjë, thënë figurshëm një shtrydhje më të mirë e më të sigurt.

Vepra “Shqipja në synorin e studimeve tona” e prof. Bahtijar Kryeziut në sytë e mendjen e lexuesve shpalos kontributet e mëdha të studiuesve më të mëdhenj e më të veçantë dhënë disiplinave të albanologjisë, kontribute që hedhin dritë të pavenitshme mbi gjuhën dhe historinë e zhvillimit të saj nëpër shekuj. Këto ndihmesa të gjuhëtarëve e kanë frymëzuar prof. Bahtijarin për të hartuar veprën e sipërthënë, e cila vjen si rezultat i shfrytëzimit të botimeve të autorëve të përfshirë në faqet e librit. S’ka dyshim se prof. Bahtijari, me përvojën e pasur shkencore në sajimin e veprave shkencore e pedagogjike, monografive, fjalorëve onomastikë e të homonimeve dhe disa veprave kushtuar vetëm gjuhës amtare e fjalës shqipe, dëshmon për një punë serioze e për një njohje të thellë të problemeve, të cilat i trajton me një përgjegjësi të veçantë sa shkencore aq edhe morale. Ndërkaq, vepra “Shqipja në synorin e studiuesve tanë”, pas një pune të mundimshme, vjen para lexuesve e studiuesve të gjuhës shqipe me vlera të shumëfishta, që përfshihen brenda saj. Si vepër e tillë, ajo do t’u hyjë në shërbim pedagogëve, mësuesve të gjuhës shqipe, studentëve të degës e kulturës së gjuhës dhe gjithë dashamirëve që gjuhën amtare e kanë për zemër, ndaj së cilës ushqejnë respekt e konsiderata të larta. Libri do të mirëpritet nga lexuesit e shtresave dhe moshave të ndryshme për vetë faktin se numri më i mirë i studiuesve të disiplinave albanologjike, që në vepër zënë vendin e merituar, janë emra që kanë nderuar shkencat alba­nologjike e disa janë klasikë dhe autorë të papërsëritshëm në shkencat e albanologjisë, si: prof. Çabej, Ajeti, Xhuvani, Demiraj, Kostallari, Domi, Thomaj, Lafe, Lloshi, Shkurtaj, Murati, Islamaj etj.

Gjuha, para së gjithash - njësi e kombit

Duke shkruar e duke vlerësuar punën e vyer e të rëndësishme të studiuesve të disiplinave të caktuara të albanologjisë, prof. Bahtijar Kryeziu me të dhëna konkrete nxjerr përfundime të qëndrueshme shkencore, përfundime që përkojnë me idealet sa të rilindësve aq të studiuesve të përfshirë në veprën “Shqipja në synorin e studiuesve tanë”.

Natyrisht, e shohim të rëndësishme me këtë rast t’i themi disa mendime për prof. Bahtijar Kryeziun, për punën e zellshme dhe të frytshme bërë për gjuhën dhe kulturën gjuhësore, sidomos për fushën e onomastikës, toponi­misë, me vështrime të thukëta teorike, praktike të gjuhës së sotme shqipe, për leksikun dhe çështjet gjuhësore që lidhen me gjuhën e standardizuar e për të cilat çështje u bashkohet mendimtarëve që me argumente mbrojnë rrugën e gjatë të formimit të gjuhës së njësuar letrare për të cilën mendjet e ndritura, si: Kristoforidhi, Samiu, Konica, Fishta, Mjedja, Qosja, Kadare, Çabej, Ajeti, Demiraj, Xhuvani, Thomaj, Shkurtaj, Lafe, Murati, Islamaj dhe vetë autori i veprës “Shqipja në synorin e studiuesve tanë”, të cilët gjuhën, para së gjithash, e cilësojnë si njësi të kombit. Ndaj kundërshtarëve të gjuhës së njësuar jo vetëm mbajnë qëndrim të rreptë, siç shprehej Idriz Ajeti: “Gjithë ata që prekin në themelet e gjuhës kombëtare, nuk ia donë të mirën as gjuhës as kombit të vet!”

Në veprat e tij shkencore për gjuhën dhe rreth problemeve të kulturës, leksikut dhe zhvillimit të saj, prof. Bahtijar Kryeziu ka shpërfaqur mendime e pikëpamje, gjykime e përfundime të çmueshme dhe shkencërisht të mbështetura në argumente. Këto pikëpamje të prof. Bahtjarit lexuesi do t’i gjejë në librin “Onomastika e Hashanisë”, Fjalori onomastik i malësisë së Bujanocit, Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt, “Fjalori i homonimeve”, “Trajtesa onomastike për fjalën shqipe”, “Rrapi shekullor” etj. Përmes veprave shken­core, të theksuara më lart, rreth gjuhës dhe për gjuhën, prof. Bahtijar Kryeziu i vë në dijeni lexuesit dhe studiuesit e fushave të albanologjisë se çështjet e albanologjisë nuk duhet të trajtohen me teka, me padituri dhe me inate e me diletantizëm për shkak të këtij apo atij gjuhëtari. Pra, nuk lejohen që çështjet studimore për fushat e albanologjisë të bëhen me akrobacione e me paragjykime. Këto të vërteta dëshmojnë se prof. Bahtijar Kryeziu, me kulturën dhe dijen e thellë për problemet me të cilat ndeshet sot gjuha letrare, me arsye vlerëson se: “Norma letrare si normë kombëtare gjithmonë është e hapur për zhvillim dhe përsosmëri”!

Në kontekst të këtyre qëndrimeve e mendimeve para­vajtëse të prof. Bahtijarit vijnë edhe gjykimet e drejta që hapin shtigje për studime të përparuara të gjuhës dhe kulturës gjuhësore në përgjithësi. Në vargun e hedhjes dritë mbi çështjet e shumta të studiuara nga studiues me dije e kulturë mbi gjuhën dhe për gjuhën, duke i pasur parasysh edhe kontributet e prof. Bahtijarit, shohim se vërtet Profesori ka ecur përpara dhe zhvillimin e gjuhës në të gjitha disiplinat e saj e vlerëson dhe e përjeton si zhvillim progresiv e të gjallë, duke iu përmbajtur mendimeve të Jani Thomajt se: “Standardi e nënstandardi janë të një natyre gjuhësore dhe pavarësisht nga zhvillimet e pavarura ruajnë lidhjet e ndihmat e ndërsjella dhe se evolucioni deri tek standardi bëhet në përputhje me veçoritë e gjuhës kombëtare dhe në kushtet e një standardi të caktuar historiko-shoqëror të folësve të saj.”

Duke pasur parasysh numrin e veprave shkencore të llojeve të ndryshme në fushën e gjuhës dhe të artit letrar të prof. Bahtijar Kryeziut, posaçërisht veprën “Shqipja në synorin e studiuesve tanë”, vijmë në përfundim se ai është bërë emër e personalitet i shquar në gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare, është bërë studiues i përkushtuar i çështjeve gjuhësore dhe është bërë mbrojtës i gjuhës së njësuar kombëtare, duke iu kundërvënë gjithë atij tabori që përpiqen ta rrënojnë standardin e gjuhës, sepse, me përgatitjen e pasur për gjuhën dhe problemet e saj, prof. Bahtijari përmes veprave shkencore për gjuhën dhe rreth gjuhës ka arritur të sjellë vlerësime, gjykime, ide, konstatime dhe vlerësime të reja me të cilat u çelë shtigje të reja disiplinave të albanologjisë, duke nderuar gjuhën vetëm me të vërteta shkencore e duke u bërë kundërshtar i studiuesve pa dije e pa përvojë të mjaftueshme në studimet që u bëjnë çështjeve të shumta gjuhësore.

Mbështetur në vlerësimin që i bëmë kontributit të prof. Bahtijar Kryeziut, përfundojmë se tërë opusi krijues shkencor kushtuar gjuhës dhe kulturës gjuhësore është një ndihmesë e çmueshme, ndihmesë që zgjon kërshërinë për të lexuar çdo vepër, lexim që, kur arrin në faqet e fundit, ndien kënaqësi, sepse si lexues je bërë më i pasur me ide për zhvillimin e gjuhës shqipe e cila kaloi rrugë të vështira, duke përballur sfida ndër më të rëndat.

Në fund, për gjithë punën që ka bërë e po bën prof. Bahtijar Kryeziu për gjuhën e kulturën gjuhësore, e urojmë duke i dëshiruar suksese të reja në nxjerrjen në dritë edhe të veprave të tjera. / Fund

http://www.bota.al, New York Times, 29.8.2014).

Dhimitër S. Shuteriqi, Histori e letërsisë shqipe (Për shkolla të mesme), ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1969, faqe 122.

Instituti i folklorit - Sektori i folklorit letrar: Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635 – 1912), vëllimi II, Tiranë, 1961, faqe 12.

[1] Haxhihasani, Qamil, Thimi Mitko (1820 – 1890), në vështrimin Jeta dhe vepra, te Thimi Mitko, Vepra, ASh e RPS të Shqipërisë (Instituti i Kulturës Popullore), faqe 46-47.

[1][1] ASh e RPS të Shqipërisë (Instituti i Kulturës Popullore), Thimi

[1] Qosja, Rexhep, Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I), Prishtinë, 1984, faqe 163-166.

[1] Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Instituti i Gjuhësisë

dhe i Letërsisë), Fjalor I shqipes së sotme, “Toena”, Tiranë, 2002

[1] Shkurtaj, Prof. dr. Gjovalin, Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe (internet)

[1]Prof. Selman Riza, Studime albanistike, “Rilindja”, Prishtinë, 1979 (Parathënie).

.

[1] Grup autorësh, Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Tiranë, 1976,

faqe 27 dhe 28.

[1] Blertë Ismajli, Risitë interpretuese për mënyrat foljore dhe

habitoren, gaz. “Zëri”, Prishtinë, 21 nëntor 2009, faqe 28.

[1]Cituar sipas Rexhep Ismajlit, Drejtshkrimet e shqipes, AShAK, Prishtinë, 2005, faqe 79.

[1] Riza, 1996, faqe 307 (cituar sipas R. Ismajlit, Vepra e cituar, faqe 83-84)

Ggazeta “Zëri”, Prishtinë, 28 nëntor 2009, faqe 19.

[1] Ali Dhrimo, Zbërthyesi “elektronik” i shqipes”, gaz. “Koha ditore”, Prishtinë, 28 nëntor 2009, faqe 47, nga Kujtesë: Selman Riza dhe studimi “Pesë autorët me të vjetër të gjuhës shqipe”. .

[1] Rexhep Ismajli, Shenjë e ide, Prishtinë, 1974, faqe 84.

* Nga ata të asaj plejade po përmendim: N. Bredhin – Veqilharxhin, K. Kristoforidhin, S. Frashërin, J. Vreton, N. Frashërin, P. Vasën, Th. Mitkon, Z. Jubanin, K. Hoxhin, H. Tahsinin etj.

[1] Rexhep Ismajli, Eqrem Çabej për gjuhën shqipe, botuar te libri “Eqrem Çabej”, IAP, Prishtinë, 2003, faqe 68.

[1] Shaban Demiraj, Eqrem Çabej – Një jetë kushtuar shke­ ncës, Tiranë, 1990, faqe 40 - 41 dhe 129 - 130.

[1] Cituar sipas Shaban Demirajt, Vepra e cituar, faqe 130.

[1] Shih “Studime filologjike”, nr.1, Tiranë, 1973, f. 97- 107.

[1] Diskutim i mbajtur në Sesionin e dytë shkencor për vitin

1952 të Seksionit të gjuhës e të letërsisë, Shih BShSh,

nr. 4, 1952, faqe 114 - 119.

[1] Rexhep Qosja, Dijetari i madh, botuar te libri “Eqrem Çabej”, IAP, Prishtinë, 2003, faqe 17.

[1] Shaban Demiraj, Vepra e cituar, faqe 130 - 131.

[1] Emil Lafe, Eqrem Çabej për drejtshkrimin e shqipes, botuar te libri “Eqrem Çabej”, Universitei i Shkodrës

“Luigj Gurakuqi”, 1998, faqe 126.

[1] Eqrem Çabej – personalitet i shquar i shkencës dhe kulturës shqiptare (në 90-vjetorin e lindjes), Tiranë,

1998, faqe 6.

[1]Prof. Eqrem Çabej, Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes, Kongresi i Drejtshkri­mit

të Gjuhës Shqipe, Prishtinë, 1974, faqe 119.

[1] Kristina Jorgaqit, Mistifikimi mbi standardin dhe rolin e gegërishtes, “Shekulli”, Tiranë, 17.12.2007.

[1] Prof. Peter R. Prifti, Gjuha letrare është organizëm i

gjallë, ShB “Lilo”, Tiranë, 1995, faqe 4.

[1]

.

[1] Idriz Ajeti, Çështje të gjuhës letrare shqipe, Studime gjuhë­­sore në fushë të shqipes IV, Prishtinë, 1989, f. 41.

[1] Idirz Ajeti, Po aty.

[1] Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, IAP, Prishtinë, 1974, faqe 27.

[1] Eqrem Çabej – personalitet i shquar i shkencës dhe kulturës shqiptare (në 90-vjetorin e lindjes), Univer­siteti i

Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 1998, faqe 15.

[1] Shaban Demiraj, Eqrem Çabej – Një jetë kushtuar

shkencës (Parathënie), Tiranë, 1990, faqe 8.

[1] Dr. Shaqir Berani - Haxhi Birinxhiku, Fjala shqipe në vend të

së huaj (Parathënie), Prishtinë, 1989, faqe 4.

[1] Prof. Aleksandër Xhuvani, Për kulturën e gjuhës,

"Rilindja", Prishtinë, 23.II.1980, faqe 11.

[1] Prof. Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës shqipe,

"Rilindja", Prishtinë, 12.V.1979, faqe 14..

[1] Prof. Eqrem Çabej, Mbi disa çështje të traditë së shkrimit

dhe të drejtshkrimit të shqipes, Kongresi i drejtshkrimit

të gjuhës shqipe, Tiranë, 20 - 25 nëntor 1972, faqe 128.

[1] Shaban Demiraj, Eqrem Çabej, Tiranë, 1990, faqe 135.

[1] Prof. Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës shqipe,

"Rilindja", Prishtinë, 12 maj 1979, faqe 14.

[1] Dr. Artan Haxhi - Tefë Topalli, Vështrim për gjuhën

dhe stilin shkencor të veprave të Eqrem Çabejt, Eqrem Çabej personalitet i shquar i shkencës dhe kulturës shqiptare (Në 90-vjetorin e lindjes), Tiranë, 1998,f.144.

[1] Emil Lafe, Vepra madhështore e Idriz Ajetit, “Gjuha shqipe”,

nr. 2, IAP, Prishtinë, 2007, faqe 11.

[1] Shefkije Islamaj, Idriz Ajeti dhe gjuha standarde shqipe,

“Gjuha shqipe”, nr. 2, IAP, Prishtinë, 2007, faqe.19.

[1] Shefkije Islamaj, Punimi i cituar, faqe 22.

[1] Rexhep Ismajli, Gjuhë standarde dhe histori identitetesh,

Tiranë, 2005, faqe 187-190., si dhe Fadil Raka, Historia e shqipes letrare, Prishtinë, 2005, faqe 215.

[1] Idriz Ajeti, Për ndritshimin e çashtjeve gjuhësore të

shqipes, Përparimi, nr. 1-2, Prishtinë, 1957, faqe 15- 20.

[1] Idriz Ajeti, A ka gja ma punë n’ortografinë e shqipes,

“Përparimi”, nr. 7-8, Prishtinë, 1958, faqe 471-476.

[1] Cituar sipas Rexhep Ismajlit, Drejtshkrimet e shqipes,

AShAK, Prishtinë, 2005, faqe 96.

[1] Emil Lafe, Ndihmesa e Idriz Ajetit në fushën e kulturës së gjuhës (kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore jubilare me rastin e 80-vjetorit të lindjes së I. Ajetit), “Gjuha jonë”, nr. 1-4, AShRSh, IGjL, Tiranë, 1997, f. 18.

[1] Idriz Ajeti, Çështje të gjuhës letrare shqipe, Studime

gjuhësore në fushë të shqipes IV, Prishtinë, 1989, 38.

[1] Cituar sipa Rexhep Ismajlit, Drejtshkrimet e shqipes,

AShAK, Prishtinë, 2005, faqe 153.

[1] Ragip Mulaku, Kontributi i akademik Idriz Ajetit për

gju­hën standarde, “Gjuha shqipe” nr. 2, IAP, Prishtinë, 2007, faqe 33-34.

[1] Eqrem Çabej – personalitet i shquar i shkencës dhe

kulturës shqiptare (në 90-vjetorin e lindjes), Univer­si­teti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 1998, faqe 15.

[1] Idriz Ajeti, Çështje të gjuhës letrare shqipe, Studime

gjuhësore në fushë të shqipes IV, Prishtinë, 1989, fq. 41.

[1] Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, IAP, Prishtinë, 1974, f.27.

[1] Idriz Ajeti, Për të vërtetën shkencore, AShAK, Prishtinë,

2006, faqe 300.

[1] Cituar sipas Ragip Mulakut, Punimi i cituar, faqe 34.

[1] Qemal Murati, Idriz Ajeti: Prijatar për njësimin e gjuhës

shqipe (Tryeza shkencore: “Veprimtaria shkencore e Idriz

Ajetit” – me rastin e 90-vjetorit të lindjes), IAP, Prishtinë,

24 maj 2007.

[1] Çlirim Bidollari, Trajtimi i derisotëm i lëndës

toponimike dhe këndvështrime të tjera, “Studime

filologjike”, nr. 1-4, Tiranë, 1995, faqe 12.

[1] Idriz Ajeti, Vepra 4, AShAK, Prishtinë, 2001, 103.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes I,

“Rili­ndja”, Prishtinë, 1982, 122-126.

[1] Mr. Murat Blaku, Veprimtaria shkencore e akademik

Idriz Ajetit, (Parathënie te vepra: Studime gjuhësore

në fushë të shqipes I, “Rilindja”, Prishtinë, 1982,

faqe 29-30.

[1] Dr. Idriz Ajeti, po aty, faqe 147-148.

[1]Idriz Ajeti, Vepra 5, AShAK, Prishtinë, 2002, f. 42-43.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes I,

“Rili­ndja”, Prishtinë, 1982, faqe 64-73.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 61 dhe 113-114.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 126.

[1] Idriz Ajeti, Vepra 1, AShAK, Prishtinë, 1997, faqe 61.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 78.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 90 dhe 118.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 120.

[1] Dr. Idriz Ajeti, Po aty, faqe 129 - 130.

[1] Akademik Idriz Ajeti, Njësia brenda ndryshimeve

ka vlerë abso­lute, “Gjuha shqipe”, nr. 1, Prishtinë,

1987, faqe 5 - 6.

[1] Akademik Idriz Ajeti, Po aty, faqe 7 -8.

[1] Nga Fjala e akademik Idriz Ajetit, mbajtur më 27 janar 2017, në AShAK, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij – lexuar nga Arbër Vllahiu.

 

Ps. Fusnotat janë më shumë, por për shkaqe teknike janë hequr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat