Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt

Kultura

Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:42

Të hënën me 26 shtator, në orën 19.00, në hotel Sirius (Prishtinë), do të promovohet libri-portret: “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt. Librin e ka botuar shtëpia botuese Uetpress nga Tirana, ndërsa e mbështeti Santefarm nga Prishtina.

Për librin “Rugovën, si e kam njohur” do të flasin Avni Spahiu, Henri Çili dhe Melihate Termkolli.

Do të këtë edhe pika artistike, pika muzikore dhe poezi që autorë të ndryshëm ia kanë kushtuar presidentit Rugova.

Gani Mehmetaj është gazetar, shkrimtar, kineast, publicist dhe dramaturg, autor i 30 veprave letrare, publicistike, kinematografike dhe dramave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat