Ndërron jetë aktori i famshëm, Ray Liotta

Kultura

Ndërron jetë aktori i famshëm, Ray Liotta

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:49
Ray Liotta

Aktori i famshëm i filmit “Godfella”, Ray Liotta, është gjetur i pajetë ditën e sotme. Aktori legjendar ndërroi jetë në ishullin e Karaibeve. Liotta ishte duke regjistruar filmin “Ujrave të rrezikshëm”. Ai shkoi për të fjetur në dhomën e tij, por kur stafi shkoi për ta zgjuar e gjeti pa jetë.

Ende nuk është e qartë arsyeja se përse ka vdekur dhe kur, por nuk ka dyshime për ndonjë vrasje të mundshme. Ai la pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo, si dhe vajzën e tij Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta-s tronditi fansat. Ai ka qenë aktiv në vitet e fundit në ekran. Liotta ishte ndoshta më i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 Goodfellas, ku luajti Henry Hill, ndërsa Robert De Niro mori rolin e Jimmy Conway.

Liotta, në vitet e fundit, u shfaq edhe në filmat “The Many Saints of Neëark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat