Faleminderit

Kultura

Faleminderit

Nga: Musa Ahmetaj Më: 29 shtator 2022 Në ora: 19:40
Musa Ahmetaj

Faleminderit ministre
Për propozimin e qëlluar
Si nuk na shkoi mendja
Shtëpitë për t,i  izoluar

Nga sot   vendosëm
Të blejmë qebe dhe jorgan
Do  izolojmë shtëpitë
Bile- bile  në katër anë

Për këtë, falënderohemi
Edhe  ta dijmë për nderë
Do t,i izolojmë dritaret
E pse jo edhe çdo derë

Hyrjet dhe daljet tona
Nuk do  jenë të shpeshta
Shpresoj të adaptohemi
Me dorëza- qorapë të leshta

Këtë ofertë  të ministres
Mjerisht shpejt e humba
Uroj që në këtë dimër
“Të mos marojmë thumba”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat