Çasjen tonë për ta ndryshuar!...

Kultura

Çasjen tonë për ta ndryshuar!...

Nga: Sami Arifi Më: 24 tetor 2022 Në ora: 07:27
Sami Arifi

Mbahu nënë mos u dorëzo,

janë prezent t’këqijtë kudo!

Mbahu nënë mos t’bëhet vonë,

zhvatësat kanë hy n’vendin tonë!

Mbahu nënë mos mbaj zi,

moti hajnat kanë hy n’shtëpi!

Që pa djerës t’bëjnë pasuri,

bashkëpunojnë edhe me shkij!

 

Si n’drejtësi edhe n’mjekësi,

n’mbarë Kosovën bitevi!

Se lanë popullin për t’bë jetë,

e kanë bërë mos t’mendojë qetë!

 

 

T’mirëe t’këqijpo si ndam vetë,

s’ka gazepi për t’na u  hjekë!

Po s’çelëm sytë për t’hequr zinë,

borgj do’t mbesim për rininë!

 

S’janë këto vargje për t’thumbuar,

por, çasjen tonë për ta ndryshuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat