Politikat Dirigjuese!...

Kultura

Politikat Dirigjuese!...

Nga: Sami Arifi Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:19

Mendimet e lira që lexohen n‘rrjete sociale t‘postuara,

janë shëndet për shoqërinë n’procese t‘zhilluara!

Janë zëri i qytetarit,

që i ndalë flakën zjarrit!

N‘fortuna uji, era edhe zjarri,

për njerëzinë janë hapje varri!

Po s‘u morën masa parandaluese,

për shoqëri do të jenë përvëluese!

Parandaluese janë postimet,

që i ndalin nga politika dhimbjet!

Ju thonë mjaft, s‘bën ju pa punë,

që jeni ngjitur n’maja çdo kund!

N’parti, n‘institucione dhe n‘shoqata,

fotot e juaja pa meritë t‘kthehen mbrapa!

Të paktën shoqatat e shkrimtarëve dhe akademitë,

t‘vlerësojnë punën krijuese, e jo grupacion me jaranitë!

Dikujt s'i shkruhen titujt me punë aty ku janë,

dikujt iu prezantohen n‘vendin ku s'e kanë!

Patjetër një ditë do t‘vije drejtësia,

do të ndëshkohën t’pandërgjegjshmit për t’bëra t‘këqija!

Nga individ postimet kurrë s’janë dëmtuese,

por politikat e juaja t’këqija dirigjuese!...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat