Durrësi, qyteti që prej 3.500 vitesh flet shqip

Kultura

Durrësi, qyteti që prej 3.500 vitesh flet shqip

Nga: Aleksander Hasanas Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Amfiteatri i Durrësit

Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohet me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. dhe kështu nipi i Epidamios mori emrin si mbret i Dyrrahut dhe u njoh me emrin Dyrrach; Dyrrak

Vendemërtimet: ILIRO- SHQIPTARE

Historia e Durrësit

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti Epidamn Dyrah u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallendyshasit në shekuj XIII-XI p.K. Banoret e parë të Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoilir, pellazge, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike.

Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vet rolin e tij si liman-Port.

Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.

Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.

Monedhat pas vitit 350 para.K.

Qyteti u zhvillua me shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuskë e Dardanë.

Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtet me Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendër Dyrrahin, qytet me zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës.

Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore njihej me emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romake-Bizantine.

Periudha bizantine

Gjatë periudhës Bizantinë vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.

Image
Ilustrim për shpjegimin e etimologjisë së emrit Durrës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat