Xhubleta shqiptare pasuri botërore, etnografja: Universalizimi i veshjes kërkon kujdes dhe bashkëpunim me specialistët

Kultura

Xhubleta shqiptare pasuri botërore, etnografja: Universalizimi i veshjes kërkon kujdes dhe bashkëpunim me specialistët

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:29
Etnografja dhe studiuesja xhubletës për gjysmë shekulli Afërdita Onuzi

Etnografja dhe studiuesja xhubletës për gjysmë shekulli Afërdita Onuzi anëtarësimi i xhubletës në e UNESCO e cilëson si lajm të jashtëzakonshëm, e ku e ka bërë të jetoi emocione të veçanta, por ajo nuk harron të kujtoi paraardhësit nga Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji, Agim Bido.

Lajmin për anëtarësimin e dosjes së dije bërjes artizanale të xhubletës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, Onuzi thotë se e ka marrë nga ish ambasadorja e Francës , e cila posedon një xhubletë.

Përfitimet nga përfshirja në pasurinë botërore të xhubletës janë projektet dhe financimet për vazhdimësinë e dije bërjes, pasi specialistja thotë se Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60 . Prodhimi i një xhubletë kërkonte tetë muaj.

Detyra kryesore e cila duhet të nis që në fillim të vitit të ardhshëm sipas etnografes është bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës me specialistët, për të trajnuar artizanët.

Xhubleta nga muzeu dhe arkivat e koleksionistëve me marrjen nën ruajtje nga UNESCO, pritet që të rizgjohet prodhimi i saj artizanal. Në arkivin e Institutit të Antropologjisë ruhen rreth 33 xhubleta, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm është pjesë e koleksionistëve privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat