Në altarin e Shenjtësisë

Kultura

Në altarin e Shenjtësisë

Nga: Rashel Solonom Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:29
Rashel Solonom

Urim për Ty Denise

Dedikuar Denises ,në 25 vjetorin e saj

Gëzuar ditëlindjen

Bukuroshja Denise

Si trëndafil u rrite

Në kopshtin e Romës se lirë

Të bekoi Zoti

Plotë kujdes të rriti ati

Por duart e nënës

Ishin dashuria e tërë botës

Filiz Italie

Bijë Shqipërie

Në ditën e lirisë linde

Flamuri se ç'të ka hije

Ëndrrat tua rinore

Enden si bleta në korie

Mes shoqesh ndrit si yll

Bukuroshja jonë Denise

Dielli i mëngjesit

Sytë e bukur të ledhaton

Ti plotë naze moj sorkadhe

Gjumin nuk le të shkoj

Pelërinë vishe urimin

Nga unë

Në ditën tënde

Tok me të lirisë

Në altarin e shenjtërisë

Ta shoqëroni pëllumbeshën Denise

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat