Porositë e Jeronim De Radës për shtetin dhe kombin…

Kultura

Porositë e Jeronim De Radës për shtetin dhe kombin…

Nga: Sami Arifi Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:43
Jeronim De Rada

Jeronim de Rada u lind më 29 dhjetor 1814, në Maliqi, Mbretëria e Dy Sicilianëve.

Jeronim De ishte themelues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ai ishte mësues, botues, folklorist, filozof, poet dhe shkrimtar italo-arbresh. De Rada idetë e veta për jetën, artin dhe atdheun arrin t’i ndërtoj në sisteme të formësuar të të menduarit.

De Rada thoshte: “Në një shoqëri të organizuar, për të mirë, për kombin, për shtetin, njeriu ndihmon dhe ndihmohet nga të tjerët, në një rreth ku lulëzon dija dhe nderi”, ai theksonte se: “Ky organizim niset nga individi dhe shkon nëpër shkollat, në familje dhe arrin deri në shtet”, prandaj, sipas Jeronim De Radës: “Shteti është organizëm që udhëhiqet nga ligjet (drejtësia), si konvencë e parë e jetës shoqërore, konvencë që shkon tej jetës së brendshme dhe individuale të njeriut”. Ai në mes të tjerash thoshte: “E mira dhe e keqja si jeta dhe vdekja, janë dy skaje stabile ndërmjet të cilave lëviz dhe paraqitet bota trupore dhe ajo shpirtërore”.

Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Jerinim De Rada pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli botimin e kësaj gazete.

De Rada më 1897 merr pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro. Më 1900 falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli.

De Rada së shpejti u nxitë që të botojë më të dëgjuarat e kohës përmes revistës “Fiamuri Arbërit” apo “La Bandiera Albanese”. Përmes kësaj reviste mujore mund të thuhet se ka origjinën fillimi i shtypit shqiptar, ai përmes saj i bëri të njohur Evropës se ekziston një popull shqiptar që ka një histori, një gjuhë dhe tradita të forta, e cila mund të aspironte pa frikë lirinë dhe pavarësinë e vendit të vetë…

Pavarsisht vështirësive që lidheshin me ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit shqiptar për liri kombëtare. Gazeta “L’Albanese d’Italia” qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e atdheut të robëruar dhe pavarsinë e tij, ai merr përsipër të organizojë dy Kongrese Linguistike Arbëreshe, një më 1895, dhe një në 1897.

Shtrojet pyetja si popull që udhëheqet nga dy qeveri, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, a jemi një rreth, dhe a jemi duke krijuar një rreth si shoqëri dhe popull, ku lulëzon dija dhe nderi?…

Jeronim De Rada ndërroi jetë, mbylli sytë, më 28 shkurt 1903 në Maqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat