Plaga jonë të tjerëve s'u dhemb

Kultura

Plaga jonë të tjerëve s'u dhemb

Nga: Xhevrije Kurteshi Nimani Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:47
Xhevrije Kurteshi Nimani

PLAGA JONË TË TJERËVE  S'U DHEMB

Çdo ditë lexon shkrime të ndryshme

Ndëgjon e shikon lajme e analista koti,

Që për një qindarkë

E shëmbin dhe kalanë më të fort në botë.

 

Çdo ditë për çudi

Lexon e shikon

programe live e lajme nga tereni,

A e ndëgjove çka tha, mirë ka ka thënë

Filani nga europa apo ai larg nga kontinenti.

 

Në gjithë këtë katrahurë

E në gjithë këtë kohë tranzicioni,

Secili mundohet ta ul tjetrin

E me fjalë sa më shumë tjetrit t'ia kalon!

 

Por e vërteta se pranon këtë gjendje tmerri

Duke e ulur tjetrin e kombin,

Të tjerëve tu bëjmë nder,

Por ta therrasim mendjen

Të kemi dhe përgjegjësi çdo herë .

 

Se askujt tjetër në botë

Plaga jonë s'i dhemb,

Në daç të jetë mik i mirë e i vërtetë

Apo dhe armik që vërtet na urren.

 

Pa egon se "unë jam i pari"

Dhe me zërin e arsyes,

Ta fillojmë këtë vit të mbarë

Në të mirë të gjithë shqiptarisë.

 

Se plaga jonë shekullore

I ka rrënjët thell,

Dhe me fjalë boshe

Nuk shërohet asnjëherë.

Vetëm të bashkuar

Si në kohën e Skënderbeut

Do jemi më të fort se kurrë 

Dhe mbrojtja e vetme e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat