Fjalë greke, që motivohen vetëm nga origjina, gjuha shqipe

Kultura

Fjalë greke, që motivohen vetëm nga origjina, gjuha shqipe

Nga: Agron Dalipaj Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:07
Autori Agron Dalipaj

STIRIGMA (gr. στήριγμα).

Fjala greke në shqip ka kuptimin [mbështetje].

Babinjioti (ELNEG 1334) nuk është në gjendje të japë një etimologji bindëse dhe e nxjerr nga një temë [στηρ] (stir; shtir) duke e hamendësuar si të prejardhur prej një rrënje i.e. *ster.

Koncepti [stirigma], duke qenë mbështetje, nënkupton që "një diçkaje, që mund të rrëzohet, i vëmë diçka kundër në anën nga ku mund të bjerë në mënyrë që të mbahet a të gjejë mbështetje"

Mjafton rotacioni g:gj dhe fjala greke këndon shqip:

STIRIGMA =

SHTIRIGMA =

SHTIRIGJMA =

SHTIRI'GJ'MA =

SHTIRI-GJë-MA =

SHTIRI-GJë-MbA =

GJë MbA SHTIRI =

gjë që e mban nga e shtimja = mbështetje.

Tema [shtiri] vjen nga një STIRRI = S'Të RRI =

= nuk qëndron.

Njësoj pozon fjala shqipe:

MBËSHTET

MBËSHTIT

MBASHTIT

MBA-SHTI-T

MBA-T-SHTI

MBA Të SHTI(men) = mban diçka që të mos bjerë.

Përfundimisht, "fjala greke" stirigma është e prejardhur nga përngjitja e fjalisë shqipe (geg.): "shtir-i-gjë-ma" = "ma-i-gja-shtir" = mban një gjë nga e shtimja.

Fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe greqishtes i duhet të pranojë se fjala që etimologuam e ka origjinën prej shqipes.

 

STIROS (gr .στείρος).

 

Fjala greke në shqip ka kuptimin ▪[shterp] dhe në gjuhët latine [steril/e], got. stairā, arm. sterj.

Babinjioti (ELNEG 1328) prejardhjen e fjalës e jep të hamendësuar nga një rrënjë i.e. *ster (nuk pjell).

Për analogji rrënja i.e. ngjan me shqipen ▪[shterr] me kuptimin nuk jep më; nuk lëshon më: "shterri burimi".

Rrënjën e fjalës e hasim edhe te fjala [sterile], që e kemi motivuar: s'të-ri-le = s'le-të-ri = nuk riprodhon = nuk lind pasardhës të ri, ku embriomorfja [le] ka kuptimin lind, si te: "ku ke le?" = ku je lind?

Ndaj rrënja e hamendësuar i.e., në fakt është shqipja ▪ [shterp], ku me rotacionin e buzoreve p:b na jep:

SHTERP =

SHTERB = STERB =

S'T-ER-B =

S'T-RE-B =

S'B-T-RE =

S'Ba Të RE =

= nuk riprodhon.

Përfundimisht, greqishtja stir-os referon te shqipja shterr > ster > stre > s't-re = s'të-le = s'të lind tjetër të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat