Zí për piktorin e madh e mikun e madh, Daut Berisha (1946-2023)

Kultura

Zí për piktorin e madh e mikun e madh, Daut Berisha (1946-2023)

Nga: Sabri Hamiti Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:05

DAUT BERISHA

 

Ti punëtor i përkohshëm në Paris
Me kokë e mjekër
E me këmishë të zezë,

Nga vendlindja bart pezmin
Me të cilin zonjave ua prish gjumin
E u fal ëndrra të rënda,

Pëlhurat i shtin rrotull nëpër derë 
E i nxjerr të mëdha sa vetja nëpër dritare
Duke trembur stolitë e mureve,

Ky shekull yni s’është i pakufi
Dhe ne s’do të jemi gjithherë
Pos gjurmëve të lëna nga Vetja në Botë,

Nesër do të shihemi si një Pëlhurë
Në të gjitha gjuhët e botës,
Libër i hapur i shpirtit e durimit

Të falem për heshtjen e prishur!

(Nga libri poetik "Trungu ilir", 1979)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat