Në vendet e shqipes të lulzoi moti!

Kultura

Në vendet e shqipes të lulzoi moti!

Nga: Sami Arifi Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 17:40
Sami Arifi

Zëri i bukur i bilbilit këndon këngën ilirishte,

shungullima e zymbilit tregon çerdhen pellazgishte!

Pellazgo-ilirishtja janë të pandar gjuhë e njejtë,

aromë zymbili e këngë bilbili fluturojnë s’kanë për t’ndejtë!

Nga pellazgo-ilirët gjuhë të njejtë do të sjellë Zoti,

në Arbri nga furtunat ndryshoi emri edhe moti!

Gjuha ishte e pandar,

n’mbrojtje t’saj vjenë Shqiponja dy krenar!

Shqipja s’ndalet fluturimthi për t‘gjetë çerdhe në Iliri,

kërkon vendet ku këndon bilbili me aromë zymbili!

Për t’vendos emrin e të parëve,

në vazhdimësi atë të shqiptarëve!

S’ka kush t’i ndal këto gjurmime,

janë të drejta pasurime!

Ta kthej Zoti titullarin,

legjitim e sjellë shqiptarin!

Të parët e tyre ku i krijoi Zoti,

në vendet e shqipës të lulzoi moti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat