​Më 27 mars 1931 lindi kompozitori i shquar shqiptar Pjetër Gaci

Kultura

​Më 27 mars 1931 lindi kompozitori i shquar shqiptar Pjetër Gaci

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:13
Pjetër Gaci

Pjetër Gaci ka lindur më 27 mars, 1931 – Shkodër. Ishte kompozitor violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

Në Shkodër kreu arsimin fillor. Studimet për violinë i nisi në Liceun Artistik “J. Misja”, në vitet 1948-1952. për t’i vazhduar në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski” në të cilin edhe u diplomua në pranverë të vitit 1957.

Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u përkujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “P.Jakova” të këtij qyteti. Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe”

Në vitin 1989, Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat