Dita e rrenave

Kultura

Dita e rrenave

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:46
(Karikatura marrë nga interneti)

Dita e rrenave

Një Prillin e njohim në kalendar,

Si Ditën e Rrenave, pa asnjë zarar.

Nga rrenat e kësaj dite me privilegj,

Nuk preket askush, nuk ndjehet keq.

Po, pra, pse andaj të hidhërohemi kot,

Deri sa rrenat janë, modele në botë.

Kur kemi gënjyer mbi tokë e për qielli,

Pse mos të rrejmë, kur vjen Një Prilli?!

Ndaj rrenën mos ta marrim me hidhërim,

Se politika e njeh më shumë se premtim.

Në saje të rrenës, kanë ngritur pallate,

Kanë zhvatur fonde, për çështje private.

Sa më shumë rrejnë, më tepër krenohen,

S’paku n’Ramazan, të mos turpërohen.

Kanë rrejt në luftë, rrejnë edhe në paqe,

Burrat me kravata e me gjithë mustaqe.

Rrenat nuk po ndalen e na dalshin fare…

Askujt s’i ha palla, për turp e marre.

Besoj se Marshi... s’ka lidhje me 1 Prill,

Për të mos u joshur, me ëndrra në pyll.

Për fund, për këtë ditë, dalim me urim:

Gëzuar për jetë e mot, themi pa ngurrim,

1 Prilli që na vjen, vetëm një herë në vit

Për ne që gënjejmë, ashtu për çdo ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat