Ajka e kombit

Kultura

Ajka e kombit

Nga: Adem Bytyqi Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:06
Adem Bytyqi

Adem Jashari

Nënë Tereza

Gjergj Kastrioti

Janë ajka 

E këtij kombi

Duke mos e harruar

Dr.Ibrahim Rugovën 

Ikonen e pavarësisë së Kosovës

Hasan Prishtinën

Bajram Currin

Dhe Ismajl Qemalin

Që ngriti Flamurin n'Vlorë

Me 28 nëntor 1912

Shpalli mvetësinë e Shqipërisê

Nga Perandoria Osmane

E cila është përgjegjëse

Për copëtimin e tokave shqipëtare.
 

Kush nuk e di këtë

Nuk është shqiptar

Është zuzar

Tradhtinë ia kanë lënë

N'trashëgimi t'partë.
 

Edhe ato gazeta

Revista apo gazetarë

Që nuk i publikojnë këto vargje

Emrin e kanë

Por vërtetë shqiptarë 

Nuk janë 

N'Kosovë hanë

E për Serbinë mendojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat