Nijazi Straja – Shembull i atdhedashurisë

Kultura

Nijazi Straja – Shembull i atdhedashurisë

Nga: Shefki Stublla Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Si viktimë e asaj tregtie, aq të pacipë, në mesin e shumë familjeve të tjera shqiptare, është edhe familja Straja në Prishtinë.

Familja Straja ishte një familje zejtarësh, atdhetarësh të mirëfilltë, e cila krahas edhe shumë familjeve të tjera, në Prishtinë, pësoi shumë nga dhuna dhe mizoritë e regjimit serbomadh. Kjo familje në Prishtinë njihet për të mira si familje bujare me autoritet respektiv. Të shkruash për Nijazi Strajën, për pinjollin (pasardhësin) e kësaj familjeje, për mua, është nder i madh që ka shumë për t’u thënë,por është e pamundur të përfshihen në përmbajtjen e një eseje.

Gjama e shqiptarëve nuk është dëgjuar asnjëherë, për shekuj me radhë. deri në fund të shekullit XX, kur ShBA dhe aleatët e saj, dëbuan nga Kosova regjimin serbomadh millosheviqian. Për këtë ofashamë,rënkim të thellë me psherëtimë,që nxjerrte populli shqiptar i Kosovës, i brengosur dhe i mërzitur,me plot ankthz, nga vuajtjet e mëdha shpirtërore nga barbarët serbë, reagoi populli dhe bota e civiliziar. NATO dhe UÇK, ndalën gjenocidin, vajin e fëmijëve dhe vajin e grave të dhunuara .Të gjithë ata që luftuan kundër këtij krimi e gjenosidi, nga ushtari i thjeshtë deri tek komandantët fitues, paçin faqen e bardhë!

Për vrragët çnjerëzore që bëri policia, ushtria dhe paramilitarët serbë,në emër të Krishtit, ndaj popullit duarthatë, të pa armatsosur shqiptarë po edhe ndaj vetë serbëve, për t’I fajsuar shqiptarët, do të tmerrohej edhe vetë Krishti, dhe do t’I dënonte rëndë këta vrasës barbarë. Për t’i fajsuar shqiptarët vranë edhe serbë e malazezë. Kujtone kafenën “Panda” afër Pejës,shishen që e futi në anus (bytthë) serbi i Gjilanit,shembjen e varrezave serbe dhe plot gënjeshtra e shpifje tjera si “alibi” për dhunën e egër dhe ndjekjen e një million shqiptarëve nga Kosova.,në fund të shekullit XX.

Nijazi Straja me Adem Demaçin,mandelën e Ballkanit, ishte kundër Platformës së Vaso Çubrilloviqit,akademik serb, i cili në vitin 1945 hartoi Platformën raciste, antishqiptare, me këtë përmbajtje: “Ne serbët nuk kemi armik më të madh sesa shqiptarët,dhe nëse duam t’ua ulim kokën e tyre,nëse duam që bota t’i urrejë shqiptarët, që të mos krenohen me ilirët dhe dardanët, duhet me çdo kusht t’ua nxijmë jetën. Të mohojmë origjinën e tyre iliro-dardane, tua varrosim krenarinë ilire, tua shkatërrojmë vatrat e tyre, t’ua njollosim ëmblemat e tyre, t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire, t’ua shtojmë zullumin që ata të bjerrin gjuhën dhe adetet e tyre. T’ua rrëmbejmë gjitha të mirat, dhe të përvetësojmë nga ta, gjithçka që kanë të lashtë. Shqiptarët t’i lëmë pa miq, që ata ta urrejnë dhe të mos e durojnë njëri-tjetrin, përfundimisht ta mohojnë vetveten. Që të realizohet kjo platformë antishqiptarizmi duhet të jetë filozofia dhe deviza jonë shtetërore,sepse mosqenia e shqiptarëve është vetë ekzistenca e kombit serb (sic!)”.

Zhbërjen e popullit shqiptar në Kosovë,nuk arritën ta realizojnë shumë pushtues ,secili më i egër se tjetri. Nuk arritën as akademikët serbë as KOS-i , shtriga mesjetare e popullit qiellor serb, sepse rrënjët e Kosovës janë shqiptare. Pastrimi me dhunë i trojeve shqiptare, nga shqiptarët, nga trojet e veta,den baba den, nuk mund të pranohej atëherë, as tash dhe asnjëherë.

Shqipëria e lodhur nga otomani,shekuj me radhë,nuk ishte në gjendje t’I dilte zot Kosovës, kundër grabitësve serbë e malazezë, që okuponin tokat shqiptare, të cilët me dinakërinë dhe gënjeshtrat e tyre, thonin se po i ndjekin “ turqit nga Kosova,në vendin e tyre në Turqi “ (sic!).

Nijazi Straja ishte i bindur se,”çfarë nuk gjendet e shkruar në letër,nuk ekziston në jetë”.Andaj shkroi dhe botoi librin e tij rrëqethës “ Rrathët e ferrit”që u botua në Prishtinë,në vitin 2019. Po ashtu, ai e dinte dhe ishte i bindur se, “në Kosovë nuk jetohet vetëm për të jetuar,por këtu edhe vdiset për të jetuar “.

KUSH ËSHTË NIJAZI STRAJA

Nijazi Straja është pinjoll I familjes së njohur Straja në Prishtinë. Ai është djali i Shabanit dhe nënës Xhevahire Straja. Lindi në Prishtinë, më 18 nëntor të vitit 1933, në mëhallën e çeshmes së Katër Llullave. Kjo çeshme,asokohe, ishte e njohur për ujin e freskët verës dhe dimrit për ujë të përshtatshëm me shije të mirë për pije. Në vitin 1941, për herë të parë, u hapen shkollat në gjuhën shqipe Në familjen Straja, fëmijët flisnin turqisht, sepse kjo ishte gjuha e hyqmetit turk. Edhe pse Nijaziu nuk dinte të fliste shqip ai me vullnet të madh u regjistrua në klasën e parë të Shkollës Fillore “Elena Gjika”.Në vitin 1945 u regjistrua në gjminazin real shqiptar të cilin e kreu në vitin 1954 dhe u punësua si mësues në Shkollën Fillore “Emin Duraku”në Prishtinë..Në vitin 1957 përjashtohet nga puna sepse nuk ishte i aftë t’i mësonte dhe edukonte fëmijët shqiptarë në frymën e bashkim-vëllazërimit. Në vitin 1958. u shplërngul me dhunë në Turqi. Në vitin 1963,bashkë më të vëllain,Tefikun u anëtarësuan në organizatën LRBSh. Me 1 mars 1964 u fejua me Nadimen. Me 23 qershor,pas burgosjes së Adem Demaçit u burgos në Prishtinë,ku kishte ardhur ta merrte Programin dhe Statutin e organizatës. E dënuan me 9 vjet burg të rëndë dhe e dërguan në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit.Në vitin 1968,pas amnestisë së grupit të LRBSh-së u lirua,mirëpo UDB-ja e urdhëroi që brenda 24 orësh ta linte vendlindjen.Më 26 qershor 1968 u martua me Nadimen,e cila e priste të vuante dënimin. Në maj 2019 iu rinjoh shtetësia e Kosovës.

Nijaziu, kur u regjistrua në shkollën fillore “Elena Gjika”,në vitin 1941, nuk e dinte asnjë fjalë shqip. Shumë shpejt e mësoi gjuhën shqipe dhe shkollën fillore e kreu me sukses, ndërsa gjimanzin real shqiptar e kreu në vitin 1954. Punoi si mësues në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Në vitin 1957 për veprimtari atdhetare u përjashtua nga detyra e mësuesit të kësaj shkolle. Në vitin 1958 nga dhuna dhe zullumi I regjimit serb, me zemër të thyer shpërngulet në Turqi. Në vitin 1964, bashkë me vllain e tij, Tefikun ishte anëtar i LRBSh,nën udhëheqjen e Adem Demaçit. Në këtë vit prapë arrestohet dhe dënohet 9 vjet burg i rëndë.Dënimin e vuan në burgun famëkeq në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1968 pas amnestisë,lirohet nga burgu.Kur arrin në familjen e tij në Prishtinë nuk arrin as të përshëndetet me familjarët dhe miqtë e familjes UDB-a serbe e detyron brenda 24 orëve largohet nga Prishtina dhe shkon në Stamboll.,por kurrë shpirtërisht nuk ndahet nga vendlindja dhe nga Kosova.

Pas rënies së regjimit të xhahilit të Rankoviqit, vjen disa here në Kosovë, por kurrë nuk ishte I sigurt.Pas çlirimit të vendit,në vitin 2019 i rinjihet shtetësia e Kosovës dhe në këtë vit e promovon librin e tij autobiografik “Rrathët e Ferrit”,libër ky që u promovua në këtë vit, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Libri “Rrathët e Ferrit”, është një dëshmitar, është një arkiv ku janë vendosur ngjarjet dhe masakrat e regjimit serbomadh në Prishtinë,sidomos në në vitet 50 – të të shek.XX., kur fillon aksioni mbledhjes së armëve inekzistente, kur fillojnë konvertimet dhe torturat tjera antishqiptare, kur sheh familjet e përlotura duke u hallallshtisur me djemtë e vajzat që i përcillnin në Turqi. Ishte kjo një kohë kur kryetari i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste, në Kosovë, Gjoka Pajkoviq, thërret në zyren e tij dhe detyron shqiptarët ta ndërrojnë kombësinë. Po sjell vetëm dy shembu, krahas shumë të tjerëve: qytetari Ejup Safçiu, hyn në zyyrën e tij dhe ai urdhëron: ” Ti, nga sot je turk! ”Përse, e pyet qytetari? Sepse flet turqisht në familje. Nga frika e zullumit serb pranon dhe kur del nga komiteti ju tregon shokëve: ”Hyra shqiptar,dola turk!”dhe bëhet drejtor i Shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Pas tij hyn arsimtarja Xhyzide Hasani: “Nga sot je turke”,i thotë Pajkoviqi. Përse? Sepse flet turqisht. Nuk pranoj, pasi unë flas edhe shqip edhe serbokroatisht. E përzë nga zyra dhe menjëherë përjashtohet nga puna.

Dy fjalë për titullin e librit “Rrathët e Ferrit”: Ferri,(arabisht:xhehenemi = zjarri), sipas besimeve fetare, është vendi ku shpirtërat e atyre që gjatë jetës kanë bërë mëkate dënohen. Aty sundojnë djajtë që torturojnë shpirtin e mëkatarit. Dante Aligeri, ferrin e ndante në 9 rrathë,kurse Nijazi Straja, i përjetoi përsëgjalli, vetëm shtatë rrathë që ia shkallmuan shpirtin,por që në jetën e tij nuk deshi asgjë më shumë sesa atdheun.

Lind pyetja,si arriti Straja ta shkruajë këtë libër krahas kokëçarjeve të pambarimta të jetës së mergimtarit. Malli për atdhe dhe ëndrra për kthim ishin motivi për kujtimet e hidhura. Ishte koha e rëndë, kur mërgimtari shqiptar, ikte nga bora në Kosovë dhe gjente dimër në dhe të huaj. Kur flet për personazhet duket se ai ka hyrë në lëkurën e tyre, sikur ata të ishin krijuar prej tij, duke i bërë të afërt edhe për lexuesin e çdo moshe.Gjuha e romanit është lakonike,me plot vërtetësi duke paraqitur jetën e dhimbshme të mërgimtarit. Është një komunikim plot soditje, si reflektim, si një refren i një metamorfoze të përjetshme, si këngë e dhimbshme, si qenie ndijimi, që frymëzon dhe kërkon rrugë për t’u kthyer në atdhe. I gjithë libri është një monografi e një mërgimtari të ndjekur nga atdheu, nga zullumi i regjimit serbomadh. Është një kujtesë me plot vlera sociale e politike të autorit, që kurrë nuk e harroi atdheun. Është një himn i mirësive të autorit deri tek shpirti i tij i papërlyer që ia detyron popullit të vet e çështjes madhore për çlirimin e Kosovës. Për liri dhe atdhedashuri. Është një jetëshkrim i dhimbshëm i llojit të vet, i mbushur me vullnet e dashuri për atdhe, por edhe pse i tretur larg kishte preokupim shpirtëror atdheun, ku serbomadhi vazhdonte vrasjet dhe masakrimet çnjerëzore, fashiste kundër popullit civil shqiptar. Të gjitha këto skena, të dhimbshme,të viteve 50-të në Prishtinë, i deshifron, kur edhe Nijaziu, nga zullumi serb ia kthen shpinën Prishtinës dhe Kosovës, duke lënë peng përmallimin e heshtur dhe të irnosur me ofshamë zemre. Sinët e jetës në mërgim janë të rënda, vazhdimisht të veshura me ëndrra të trishta. Zhgënjimi dhe thirrja shpirtërore dhe ofshama e Nijazi Strajës ishte e madhe,sepse ndahej nga familja. Sikur lexuesi bashkohet me autorin dhe mallkon Serbinë fashiste: “ Mallkuar qofsh ti Serbi raciste,gjenocidale dhe ju faqezi, kriminelë barbarë të UDB-së që po e largoni nga vendlindja, që po e futni intelektualin dhe autorin e librit në në rrathët e ferrit, pas dënimit me burg të rëndë që e përballoi si hero, tash po ia hapni një plagë të re në shpirtin e tij, me përmasa shqetësuese deri në trishtim.

NE GABUAM – JU MOS GABONI

I mallkuar qoftë ai që merr rrugën e mërgimit,por edhe më i mallkuar qoftë ai që e shkakton mërgimin thotë autori i librit.

Ne gabuam – ju mos gaboni,thotë Nijazi Straja, në vitin 1995, në një intervistë me gazetaren e gazetës “Zëri”, Burbuqe Rushiti. Në këtë intervistë ai flet për shpërnguljen,për plagët e rënda të mërgimit, për Lëvizjen Revolucionare pë Bashkimin Shqiptar, për burgun, për veprimet propagandistike për Kosovën, për qëndrimet dhe sjelljet së Turqisë, atëherë, ndaj çështjes shqiptare. Një ndër gjërat më të rënda për Nijaziun ishte 7 nëntori i 53-shit kur u detyrua të shpërngulet në “mërgatën e mallkuar”.

Nijazi Straja dhe Adem Demaçi, nuk e preferojnë mërgimin në asnjë mënyrë. Fillet e mërgimit autori i gjen në vitin 1953 në Prishtinë, kur filloi konvertimi i shqiptarëve në turq, kur serbët kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi.Shkrimtarët tonë të njohur,si: Naimi,Samiu Çajupi e shumë të tjerë nuk do t’ishin aq madhështorë në shkrimet e tyre po të mos shkruanin për plagën e mërgimit. Edhe pse dhuna ishte shumë e madhe ndaj shqiptarëve, ne bëmë gabim të madh që lëshuam vendlindjen. Braktisja e vendlindjes është një ndër gjërat më të rënda.Vetëm ai që e përjeton këtë e di peshën e rëndë të saj. Andaj, ne gabuam,por ju mos gaboni, porosit autori.

Adem Demaçi, në veprën e tij “Kur Zoti harron”, apelonte që të mos braktisej Kosova. Ai shkruan: ”Jo unë s’kam shtek që vij pas jush. Unë ni pulë para dere s’e kam, i vetun jam...diçka po m’ngreh për kit ven, diçka po m’kap për këta lisa të zgoruem, për atë kolibë teme kah rrëzohet... më kap për këto gurina...ma mirë po rrnoj ngat therrave t’mija se midis fiqve t’huej..se kur të des, e di që kësaj toke t’lume s’ka me i ardhë ranë xhenezja jeme, nuk e përbuza kurrë, nuk e lypa ma t’mirë. S’e di ku po shkoni ... kuj po ja leni kit ven? Ni plaku me një kam n’dhe një mi dhe!?”

Nijazi Straja,njëri nga bashkëpunëtorët aktiv të Adem Demaçit, veproi për çlirimin e Kosovës. Ky me shokët e tij, asnjëherë nuk mendoi se ka ardhur fundi. E dinte se humbja e pasurisë mund të kompensohet,por një e keqe e madhe, që s’ka shërim e që nuk duhet të lejohet që populli t’i ngris duart, të dorëzohet dhe të thotë mbarova. Këta njerëz në historinë e re të Kosovës,u liruan nga inferioriteti, morën guximin t’i thonë jo padrejtësive fashiste të Sërbisë, luftuan për fjalën e lirë shqip,,ishin liridashës e paqdashës, hoqën maskat e robërinë së popullit shqiptar. Ishin kundër aritmisë shoqërore në Kosovë, kur 95% shqiptar ishte pakicë kombëtare, kurse 5% serb ishte shumicë sunduese. Të burgosurit politikë,ngriten zërin kundër këtij xhahil pushtuesit serb, përhapen guximin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe mbollën farën e lirisë. Nderimi për ta është nderimi për historinë dhe kulturën tonë të jetesës.

Pas LDB,në vitin 1945,në Europë, vetëm Kosova u okupua nga Serbia, e cila në dekadën e fundit të shek.XX ngjalli filozofinë mesjetare kishtare dhe ndoq me dhunë afër një milion shqiptar nga trojet e veta..

Aktualisht, Europa plakë, po përpiqet,por shumë ngadalë, ta ruajë dhe mbrojë pjesën e fundit të trungut trashëgimor ilirodardan në Kosovë,që definitivisht të dalë në dritën e diellit,pas shumë shekujve nga okupimi i egër dhe të luaj rol aktiv paqësor e bashkëpunues..

Nijazi Straja ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare dhe u varros në Stamboll.Pas vetes la gruan Nadimen,djalin Arbenin dhe vajzat Arijetën dhe Ajdanen. Veprimtaria e tij ,bashkë me shokët me në krye Adem Demaçin, nuk guxon të harrohet. Sepse, Nijazi Straja ishte dhe mbetet, shembull i atdhedashurisë.

(15 maj 2023)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat