Sonte nuk jam këtu

Kultura

Sonte nuk jam këtu

Nga: Antoneta Bilibashi Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:02
Antoneta Bilibashi

Sonte do të doja të mos

më priste asgjë

të humbisja në labirinthet e zvargur

të jetës

Të mos dija

shikoja

dëgjoja

Asgjë

E kujt i intereson

nesër çdo të jetë

Sonte nuk dua të mendoj asgjë

kush jam

pse jam

dhe kush më pret

Ah ,po më çmend çmenduria

dua një ditë të heshtur

në kaq të heshturën jetë

Mos dilni në rrugë

mos më thoni mirëmëngjes

nuk më intereson në është mbrëmje

as tik- taket e orës në vesh

Nuk dua të di

mos më thoni asgjë

nuk jam këtu

s'po jetoj më

Më lini një ditë

Vetëm një

Të jetë e imja

Të mos më presë

ASGJË....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat