Antitezë…

Kultura

Antitezë…

Nga: Anonim Tirona Më: 3 gusht 2024 Në ora: 22:54
Ilustrim

Më gjeni gabimet tha Saliu

Por harroi ditëziu

Se Ligji 7501

Në Shqipni bani kërdi

 Futi sherrin shpi më shpi

U banë lamsh burra e fmijë

Pronë e imja, pronë e tij

U ba qindshja mijë...

Janë të pastra, tha parét e Sudes

Parét e çin maçinit

Piramidat çmendën njerëzit

Varfanjakun dhe zengjinin.

97-a armët mori

Krim e vrasje rrugë më rrugë

Bante ligjin vetëm horri

Të frikësuar grua e burrë...

Kur hyni ujë shpi më shpi

Në Lezhë e Shkodër t’u ba kërdi

Njerëzit thanë erdhi pronari

Ai don pronat djalë pas djali...

 

Edi Rama asht Gjigand

I mbijetoi rrahjes dhe ferrit

Po kthen pronat anekand

S’i hap udhë vrasjes e sherrit.

Mendon për të mirën tonë

I ka hije fjala e puna

Nuk e tërheq sherri e dhuna

Për njerëzi e ngre një tullë

Edi Rama burrë mbi burrë

 Edi Rama je Hero

Këtë popull veç ti e shpëto!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat