Kjo fjalë më dhimbje,
e pa kuptim për vendin.
Dikushi po e luan lojën e djallit,
që rruga jonë të errsohet
e kullat tona të vajtojnë prap.
Kosova ka porosi
„Të pa njeriut mos ja jep hunin se ta hin.“
Asociacioni fjalë e re
e ardhur për ne si „re e zezë“ nga qielli.
Jemi në hall nga kjo fjalë
së është e pa njohur
më dhimbje për ne.
Pse Kosova e lirë të pavarur e demokratike
për të hyr në vallën e madhe
të krijojnë dhimbje
në fillim të dashurisë.
Kjo barrë e rëndë na ka përtokë,
ne nuk dim nga kush,
e kah na ka pikë.
Në luftuam për liri e demokraci,
kurse ndihma e juaj nga qielli ishte hyjnore,
përjetë se harrojmë.
Liria e Pavarësia e jonë stabilizoj rajonin,
për këtë jeni bindur
e ne ju faliminderojmë.
Jemi në të drejtën tonë
Shtetin e kemi më ligje demokratike.
Të gjithë jemi të lirë
në shtëtin e Kosovës, të lirë më jetu.
Ne nuk po ju kuptojmë
Na propozoni Asociacion pa dëshirën tonë
Ju lutem mos na dëtyroni ta pranojmë.
Asociacioni nuk është zgjidhjë,
As fqinji i jonë veriorë se don,
Ai e don Kosovën pa shqiptarë.
Në këtë hallakamë,
ne më këtë qasje
jemi vënë në situatë të vështirë.
11/2023