`Kohë e Prerë’ sjellë relacionet e Ukshin Hotit me figurat e shquara

Kultura

`Kohë e Prerë’ sjellë relacionet e Ukshin Hotit me figurat e shquara

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 16:24
Kopertina e librit

Profesori Rexhep Hoti ka publikuar romanin historik e autobiografik “Kohë e Prerë”, i cili sjellë rrëfime me personalitete e figura të shquara të vendit.

Relacionet e Ukshin Hotit me Ismail Kadarenë,Ibrahim Rugovën, Mahmut Bakallin e Edi Shukriun, vijnë të përmbledhura në veprën e botuar nga shtëpia botuese “Toena”.

“Romani i Rexhep Hotit ‘Kohë e prerë’ është shkruar me kulturë dhe një fill, i cili përshkruan një nga formatet më të lartë të letërsisë. Tonet autobiografike janë një tjetër pasuri gjuhësore dhe historike e këtij romani. Rexhep Hoti i përket një brezi iluministësh, që i kanë dhënë aq shumë Kosovës e për të cilët Kosova do të ketë gjithmonë nevojë”, është shënimi i shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare, në pasthënien e veprës.

Ndërkaq shkrimtarja tjetër, gruaja e kolosit, Helena Kadare, e ka cilësuar veprën si jetësues të figurës së Ukshin Hotit nëpërmjet letërsisë artistike.

“Duke lexuar romanin e Rexhepit do të endesha në një kronikë të shkruar plot kulturë e stil, me një poetikë të natyrshme për një prozator që vjen nga poezia, që të bënte të jetoje atë që është aq me vlerë në një vepër: kënaqësia e leximit dhe kodi i saj suprem. Duke e sjellë si një personazh letrar, ai i jep Ukshinit, me këtë libër, një tjetër jetë që është jeta që të jep letërsia artistike…”, ka shkruar Helena Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat