Kur humbësi flet me ton fitimtar,
me shkije bënë Pazar!
Për t’ardhur n’pushtet i parë,
vendin flakë për ta kallë!
Kështu shumë vite ishte n’veri,
bashkëpunëtorë ishin me shkij!
T’këqiat i sollën shqipfolësit vet,
ishte vendi pa sovranitet!
Një Yll drite erdhi për jetën,
atdheut i ktheu sovranitetin!
Populli se harroi,
me shumicë votash prapë e votoi!
Kërkoni falje ju të marrë,
mos pengoni qeverinë për t’ardhë!
Mjaft formuat qeveri me shkij,
n’krue t’Vuçiqit ujë tuj pij!,
Kur humbësi flet me ton fitimtar,
don t’i hapë rrugë Serbisë për t’ardh!
Jo s’lejon shqiptaria,
n’duartë e tyre është liria!...
Për t’pasur shteti stabilitet,
shqipja t’ketë unitet!...