Kosovë, na dhemb zemra për ty!

Kultura

Kosovë, na dhemb zemra për ty!

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 prill 2025 Në ora: 00:26
Adem Bytyçi

Neve, në mërgatë,
zemra për fatin e Kosovës
na dhemb –
jo si atyre atje,
që të tërbuar pas pushtetit
mendojnë veç për vete.

Kosovën –
tokë për të marrë,
e fqinjëve –
për t’ia falur!

Këto ditë,
pas përfundimit
të zgjedhjeve të përgjithshme,
më 9 shkurt 2025,
vijnë lajme edhe më të trishta:

Partitë shqiptare
pranojnë ta lënë në dorë
Listës Serbe
të vendosë për qeverinë
e ardhshme të Kosovës.

Edhe dëshmorët,
edhe martirët e kësaj toke,
që në luftën e fundit
flijuan jetën
për pavarësinë,
janë të indinjuar –

kur shohin partitë politike
të përplasen mes vete
edhe atëherë
kur janë në pyetje
interesat madhore
të popullit të Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat