Gjon’s Tears konfirmon pjesëmarrjen si i ftuar special në “Eurovision 2025”

Kultura

Gjon’s Tears konfirmon pjesëmarrjen si i ftuar special në “Eurovision 2025”

Më: 17 prill 2025 Në ora: 10:58
Gjon’s Tears

Artisti shqiptar nga Zvicra, Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, ka bërë të ditur se do të ngjitet në skenën e “Eurovision 2025” si i ftuar special.

Ai, përmes rrjetit social Instagram, ka bërë të ditur se është duke i bërë provat për një performancë speciale në Evrovizion.

Evrovizioni do të mbahet në Basel të Zvicrës më 13, 15 dhe 17 maj.

Kthimi i tij ndodh në një vit historik për vendin e tij, pasi Zvicra do të jetë mikpritëse e festivalit për herë të parë pas gati 40 vjetësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat