Fusnota!

Kultura

Fusnota!

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 prill 2025 Në ora: 16:41
Autori Adem Bytyçi

Pisnota

Pas pavarësisë së Kosovës,

Këtë të keqe

Politikanët kosovarë

Ia detyruan vendit

Ta përpijë me heshtje.

Kush e pranoi

Këtë njollë të zezë

Për hir të Serbisë

Në tryezat ndërkombëtare?

Thonë: Edita Tahiri,

Negociatorja

Me palën serbe

Në ato takime vendimtare.

Kur e pyetën Edin:

"Pse e pranuat

Një njollë kaq të rëndë

Për pavarësinë e Kosovës?"

Ajo u përgjigj shkurt:

"Kjo fusnotë

Do të shkrihet në fund të vitit

Sikur bora në pranverë."

Por kjo nuk ndodhi.

Edhe pas kaq vitesh

Në konferencën e Tiranës

U pa qartë ku ishte vendi i Kosovës:

Me damkën ende në ballë.

Për këtë,

Qortuan edhe Edi Ramën,

Kryeministrin shqiptar.

Por ai tha:

"Këtë s’e solla unë,

E gjeta në mesin tuaj.

Prandaj,

S’mund t’jua heq dot."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat