Katër seanca radhazi
Deputetët e zgjedhur
Nga qytetarët e Kosovës
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025,
Nuk janë në gjendje
Të konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Dikur, i madhi Faik Konica thoshte:
"Ruana Zot Shqipërinë nga shqiptarët!"
Pas kaq vitesh, kjo thënie e tij është ende aktuale.
Por tani, për Kosovën,
Duhet thënë:
"Ruana Zot Kosovën nga vetë politikanët e saj,"
Të cilët nuk janë në gjendje,
Edhe pas katër seancash,
Ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës,
Duke zhgënjyer të gjitha ato shtete
Që kanë kontribuar
Për pavarësinë e shtetit të Kosovës!