Sakrifica

Kultura

Sakrifica

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 14 maj 2025 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Tërë jetën punonte si kali,

Për famë, kapital, pushtet,

E kur u plak dhe u sëmurë,

Gjitha i shkriu për shëndet!

Shqetësohej për të ardhmen,

Të tashmen s’e shijonte dot,

I sakrifikonte të dyja bashkë,

Për një jetë kalimtare n’botë.

“Për të ardhmen unë punoj!”

- Thoshte me atë zërin krenar,

Ndërkohë që e tashmja i rrinte

Sikur malli i renditur në sirtar.

Duke ngarendur nëpër punë,

Shëndetin e humbi për pasuri,

Pastaj me pasurinë kërkonte,

Medikamente nëpër farmaci.

Jetonte i pavdekshëm në jetë,

E vdiq si mos të kishte jetuar,

Për të pasur epitafin mbi varr:

-Këtu pushon njeriu i pagabuar!

Në jetë nuk kish’ kohë për varr,

Në vdekje s’pati jetë me nder.

Në fund, shënohen gjitha n’gurë,

Por, gurët e çmuar s’kishin vlerë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat