Nga bohemizmi te përjetësia! Ekspozohen në COD veprat e mëdha të artit pamor

Kultura

Nga bohemizmi te përjetësia! Ekspozohen në COD veprat e mëdha të artit pamor

Më: 20 maj 2025 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

“Nga bohemizmi te përjetësia”, është ekspozita që sjell në vendin tonë si rrallë herë vepra të njohura nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco e Avant-Garde, me krijimet të artistëve të mëdhenj të artit botëror.

Koleksioni i rrallë, që vjen në Qendrën për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe ambasadën e Izraelit pasqyron ndërgjegjen kolektive të epokës, stilin e jetës dhe momentin historik, në Evropën Perëndimore dhe Lindore e më gjerë.

“Janë mjeshtret më të mëdhenj të modernizimit përgjatë viteve 1900-1970, aty ku ajka e artit botëror dhe lëvizjet më të mëdha të artit filluan në kryeqytetin e artit siç ishte Parisi”, shprehet Jetona Koçobelli, Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim.

Në ekspozitë qëndron madhështore një vepër e njohur e Amedeo Modiglianit, një nga artistët impresionistë më të njohur në Francë, piktor i emocioneve, i thjesht dhe elegant.

“Modigliani paraqitet me këtë portret Eni Biarr, një vajzë të re suedeze që vinte në Paris si studente. Ai e pa në Cafe de la Rotond, ku takoheshin artistët dhe i kërkoi të ishte modele për pikturën  e tij. Në pikturë ka detaje që e dallojnë Modiglianin si volumi i trupit, qafa e gjatë, forma e fytyrës inspirohej nga maskat afrikane si dhe buzët e hunda e vogël”, shprehet Danileja Ucovic, kuratorja e ekspozitës.

Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur Vallëzuesja e Vogël Katërmbëdhjetëvjeçare, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas.

“Në këtë skulpturë është një vajzë belge që debutoi në Operas pariziene. Dega u impresionua aq shumë nga paraqitja e saj sa bëri 100 matje të trupit të saj për të bërë një krijim kaq perfekt”, shton më tej Ucovic.

“Nga bohemizmi te përjetësia” do të qëndrojë e hapur në COD në Kryeministri për dy javë, si një ftesë për t’u njohur me disa nga artistët më të famshëm të artit pamor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat